Vdes Omar Sharif: Lamtumirë Doktor Zhivago
Aktori i paharrueshëm i “Lorencit të Arabisë” dhe “Doktor Zhivago-s” ndërroi jetë nga një krizë kardiake këtë të premte në Kajro në vendin e tij të lindjes. Roli i tij në sagën epike të regjizorit David Lean e shndërruan Omar Sharif në një legjendë të kinemasë përkrah Peter Toole.
Një interpretim që pati për të vlerën e dy Golden Globe dhe një nominim për Oskar. Roli tjetër që e vuri aktorin në plan të parë ishte pjesëmarrja në filimin ‘Doktor Zhivago”. Lindur në Egjipt emri i tij i vërtetë ishte Michel Chalhoub.
“Ai ndërroi jetë këtë pasdite në Kajro, ku ishte shtruar në një spital të specializuar për kujdesin ndaj pacientëve me Alzheimer”, – deklaroi Agjenti i tij Steve Kenis. Kjo sëmundje i kishte kushtuar largimin nga skena në 2012 pas shfaqjes së tij të fundit në filmin “Rock the Casbah” nga Lajla Marrachshi, duke mbyllur kështu karrierën e pasur me më shumë së 70 filma. Ish- Ministri Egjiptian i Antikitetit dhe egjiptologu me emër Zahi Hawass, që bënte pjesë në rrethin e miqve të tij më të afërt konfirmoi vdekjen e aktorit legjendar në një klinikë të specializuar të Kajros në të cilën ai ishte shtruar prej më se një muaj. “Gjendja e tij psikologjike ishte përkeqësuar, ai nuk hante dhe as nuk pinte më”, konfirmon Zahi Hawass.
I lindur më 10 prill 1932 në Aleksandri, në një familje tregtarësh, me origjnë Siriano-Libaneze, Omar Sharif u rrit në ritin greko-katolik (Melkit). Pas kryerjes së kolegjit (Viktoria) në Aleksandri ku ai zbuloi teatrin, Omar studioi për matematikë dhe fizikë në (Universitetin e Kajros). Djaloshi i ri u zbulua nga Jyuossef Chaine i cili në vitin 1954 e thirri në xhirmiet e filmit “Qielli prej Ferri” me yllin egjiptian Faten Hamama, me të cilën një vit më vonë u martua pasi Omar u konvertua në Islam dhe patën një djalë me emrin Tarek.
Pas famës në perëndim me filmat “Lorenci i Arabisë” dhe “Doktor Zhivago” ai do të mishëronte po aq mirë edhe rolin e Genghizkan, si edhe Che Guevara. Ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si legjenda Barbara Streisand në vitin 1968, në filmin “Funny Girl”. Pasi mori Luanin e Artë të Karrierës në Festivalin e Venecias në 2003-in, ai u vlerësua me çmimin Cezar si aktori më i mirë për filmin “Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit”, nga Francois Dupeyron. Ai udhëtoi në të gjithë botën duke u ndjerë një nomad i ftuar në hotele luksi, por në mbrëmjen e jetës së tij ishte afruar me familjen në Kajro.