Tariq Aziz, i njohur si fytyra e regjimit të Saddam Husseinit nëpër botë, ka vdekur në një burg të Irakut, njoftojnë zyrtarët.

Aziz, 79-vjeçar, shërbeu si ministër i jashtëm dhe kryeministër ndërsa ishte këshilltar ish-diktatorit irakian.

Në vitin 2010 ai u dënua me vdekje nga Gjykata Supreme e Irakut për vrasjen e anëtarëve të partive fetare, por ai nuk u ekzekutua.

Ai u dorëzua te trupave amerikane në vitin 2003, pak ditë pas dorëzimit të Baghdadit