tubimetPartitë politike sot vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa dy partitë më të mëdha VMRO-DPMNE dhe LSDM vazhdojnë gjithashtu fushatën edhe për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të zhvillojë tubim në Kumanovë.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të zhvillojë tubimin e radhës në Zhitoshë.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) do të zhvillojë takime me qytetarët dhe aktivistët e saj në disa vendbanime Gurgunicë, Zhelinë, Çellopek dhe Miletinë,etj.

Koalicioni “Për Maqedoninë më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE me kandidatin për president Gjorgje Ivanov do të qëndrojë në Dellçevë, M.Kamenicë, Obleshevë, Karbinci, etj.

Koalicioni i opozitës maqedonase dhe kandidati i tyre për president, Stevo Pendarovski në rajonin e Maqedonisë Lindore.

GROM do të ketë takime me qytetarët në Kavadar, Drenovë, Vozarc, Rosoman, Gradsko dhe në Prilep.