Vazhdoi procesi "Mostra"
Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar procesi gjyqësor për “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, transmeton KTV.Në seancën është dëgjuar nëna e njërit nga të akuzuarit Rami Sejdini, por kryesisht pyetjet ndaj saj kanë qenë rreth lidhjeve të tyre familjare dhe aspak me procesin që ngarkon djalin e saj. Sejdini akuzohet sipas prokurorisë se ka qenë logjistikë mbështetëse për realizimin e vrasjes së pesëfishtë. Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc në periferi të Shkupit ndodhë më 12 prill 2012. Lidhur me këtë vrasje të maqedonasve janë të akuzuar Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini, Hazi Haziri, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Dy të fundit janë të arrestuar kohë më parë në Prishtinë dhe pritet ekstradimi i tyre në Maqedoni. Pala mbrojtëse ka hedhur poshtë akuzën e ngritur duke theksuar se procesi ndaj tyre është i montuar dhe se nuk bëhet fjalë se këta të akuzuar kanë kryer vrasjen. Mbrojtja ka nxjerrë shumë fakte dhe dëshmi duke hedhur poshtë pretendimet e palës së akuzës. Një problem i ngritur në seancën ka qenë se në qelinë ku është i akuzuari Fejzi Aziri është gjetur një telefon celular dhe se për këtë gjykata ka dhënë urdhër për hetime plotësuese në burgun hetues.