Vaj Vatani e Mjer Mileti - Dr. Lumni Ademi

Nga natyra nuk jame aspak pesimist, por ja qe kur sjell ne mendje gjendjen e mjerueshme dhe nençmuese te popullit tim bujar ne Maqedoni, e kam shume veshtire ta ngushelloj dhe bind veten se gjerat po ecin ne drejtimin e duhur. Pushimi im veror ne Tetove vetem sa e vertetoj per te saten here shqetesim tim, andaj e kisha edhe shume veshtire ta titulloja ndryshe kete, do ta quaja, rrefim timin, pos duke huazuar nje resht nga vargu i poemes “Anes lumejve” te Fan Nolit gjegjesisht reshtin “vaj vatani e mjer mileti”.

Me duhet te pranoj se ne ditet e para te pushimit çdo gje m’u duk se ishte ne rregull, me çka edhe ca rreze optimizmi po ma ndriçonin ambientin perreth. Por, sa me shume qe po ballafaqohesha me punen e institucioneve si dhe bisedave me njerez te moshave te ndryshme, nuk kisha mundesi te konkludoja ndryshe, veçse te pohoja se vendi, qe nga pluralizmi, po vazhdon te levize, siq duket pakthyeshem, mbrasht.

Andaj, kesaj rradhe vendosa te mos shkruaj per papunesine e larte ne vend, as per çmimet e larta ushqimore dhe te rymmes apo per mungesen e investimeve ne pjesen perendimore te vendit, as per shkallen e larte te korupcionit qe ka perfshire cdo celule te shoqerise, as per perspektiven shume te varfer te te rinjeve tane, as per konfliktin e herpashershme nderetnik ne vend, por as edhe per patriotizmin e rejshem, qe kohe pas kohe na servohet sahere qe u bie rejtingu partive politike, qofte pozite apo opozite. Nuk dua te shkruaj, ngaqe kete film po e shohim aq shpesh, saqe po fillon te neveris deri ne alivanosje. Kesaj radhe kam vendosur t’ua sjell, thjesht, vetem tre perjetime te mia personale ne Maqedoni, per ta alarmuar vetedijen progresive shqiptare, qe gjerat t’i fillojne t’i ndryshojne radikalisht, per te miren e vendit dhe ne veçanti per te miren e kombit.

Perjetimi i pare nderlidhet me semurjen e papritshme te vajzes sime 3 vjeçare, ku edhe ne mengjes shume heret u detyruam ta dergonim ne spitalin e qytetit te Tetoves. Temperatura e saj, e shkaktuar nga nje virus, ariti ne 40, 5°C dhe se ishte e pamundshme ti zbritej poshte 39.5°C, por qe, sipas mjekut, nuk ishte e nevojshme te merakosesha. Edhe pse mjeku me sugjeronte qe te rija minimum edhe 3 dite, vendosa, po ate dite ne mbremje vone, me pergjegjsine time, ta merja vajzen ne shtepi per ta ndihmuar vete. Dy ishin arsyet e nje vendimi te tille dhe jo i lehte. E para, pastertia brenda dhomes ishte shume large pastertise se qytetit te mbytur nga mbeturinat dhe e dyta, fakti kur konkludova se ata pervec infuzionit s’kishin asgje tjeter! Kete e mesova ne momentin kur ne siptal, me urgjence, u soll nje femije ne gjendje jashtzakonisht te keqe dhe ne ato momente motra medicinale vraponte si e hutuar neper dhoma, me te drejte, dhe te pyeste ne mos kemi rastesisht medikamente per ulje temperature. Edhe pse jam kimist nga profesioni, ne ato momente solla nje vendim te mençur ne jete time, duke vendosur ta luaj vete rolin e mjekut dhe te provoj vete ta sheroj vajzen time ne shtepi, fale edhe barnave qe i patem mare me vete nga Zvicra. Une, fale Zotit, pata sukses, por nuk arrita te mesoj nese femija qe u soll me urgjence te kete mbijetuar apo jo!

Perjetimi i dyte ka te beje me biseden e zhvilluar me ca nxenes ne nje nga shkollat e mesme te qytetit te Tetoves. Nuk ishte diçka e re biseda me ta mbi cilesine shume te ulet mesimore mesues-nxenes, por befasuese dhe shqetesuese m’u duk detyrimi i nxenesve per te paguar per mbrotjen e tyre fizike. Pra, sipas tyre, çdo nxenes shqiptar i kesaj shkolle te mesme eshte i detyruar te paguaj ne vit nje shume te caktuar parash, me qellim t’u garantohej mbrotja nga jashte nga punetoret e sigurimit. Sipas llogarive, mbi njezetmije euro grumbullohen ne vit duke mos dhene llogari drejtori, se sa para shkojne tek punetoret e sigurimit. Nxenesit maqedonas nuk jane te detyruar ta paguajne kete mbrotje ngase thone citoj: “Mene me brani derzhavata”. E keqja ndaj nxenesve nuk mbaronte me kaq, por ata vazhdojne te jene viktime, sipas  tyre, edhe te organizimeve te matures. Eshte drejtori i cili do ta caktonte vendin dhe restorantin dhe se çdo nxenes do te duhet te paguaj mbi 60 euro per ushqimin i cili ka vleren prej 5 eurove. Ne pyetjen se ku shkojne parat e tepruara, hasa ne pergjigjen se dikush duhet te ndertonte shtepi. Por me keqja eshte fakti se ai nxenes qe nuk paguante mbrotjen fizike i mohohej e drejta per te mare pjese ne mature. Uroj te jene genjeshtra keto qe pata degjuar!

Perjetimi i trete dhe me rrenqethes ishte ne nje nga hotelet luksoze pereth liqeneve te Maqedonise. Pasiqe edhe nga natyra jam i vetepermbajtur po le, siq vereni edhe ju te dashur lexues, qellimisht anash emrat. Tek prisja ne radhe, per te mesuar ne mos ka dhome te lire per familje, m’u afrua nje nga punetorit e hotelit per te biseduar, me qellim te mos bezdisesha duke pritur. Per ato 15 minuta bisede po bindesha se çeshtja shqiptare ne Maqedoni veshtire se do te mund te zgjidhej ndonjehere. Ne ato momente lutesha akoma me fuqishem, se ate qe po degjoja te ishin genjeshtra. Punetori, profesionin dhe nacionalitetin e te cilit nuk dua ta bej publike e t’i rezikohej ekzistenca, tregonte se po punonte mbi 20 vite ne kete hotel. Ai me spjegonte se si laviret me te bukura, ne menyre te organizuar, silleshin special nga Turqia per te kaluar naten me ca ministra dhe ca deputet shqiptar, qe me pas, permes filmimive te bera, te shantazhohen nga shteti dhe se kjo praktike, sipas  tij, po zbatohej qe nga themelimi i partise se pare politike shqiptare e gjer me sot. Pra, per te qene i sinqerte me lexuesin, ai, punetori, nga ky kurth i perjashtonte te gjithe lideret shqiptare dhe nje numer te madh deputetesh dhe ministrash dhe se fliste vetem per nje numer shume te vogel te tyre, por i mjaftueshem per shtetin per te pasur informator mbi veprimin politik te partive politike shqiptare. Vendosa te mos rezervoj dhome me arsyetimin se, edhe pse hoteli qenka shume i mire, plazhi nuk po me mbushte dot syrin. Nuk arita te kutpoj se perse punetori i hotelit nguroi aq shpejte per t’mi treguar te gjitha edhe pse nuk me njihte fare! Nuk mund te konfirmoj se rrefimi tij qe i vertete, por tingellonte te ishte i sinqerte me mua. Uroj te gaboj ne vleresimin tim. Nese jo? Ateher lideret tane politik, qofte pozite dhe opozite, do te ju duhet te mendojne seriozisht edhe mbi kete çeshtje, e cila u sjell shume dem partise qe ata drejtojne gjate tregtise politike me koleget e tyre maqedonas.

Te nderuar lexues. Nuk dua dhe nuk preferoj qe gjerat t’i pershkruaj vetem zi, ngase e kam te qarte se ne shoqeri gjithmone do te hasim ne fenomene te tilla, por ama ca vija te kuqe, qe nuk duhet tejkaluar, duhet t’i kemi si popull, si parti politike apo si shoqeri, ndryshe gjithmone do te jemi ure kaluese per te gjithe, nderkoh qe dyshoj se kemi kuriz te forte. E nese vazhdohet kesisoji, padyshim se nje dite do te thyhemi e te perfundojme ne karoce invalidore, ku dobi nuk do i bejme dot vetes e lere me familjes dhe shoqerise. Uroj qe perfundemisht te kuptojme se suksesi apo progresi i çdo shoqerie eshte i lidhur shume ngushte me cilesine edukative-arsimore te brezave te rinje, ndryshe po keta te rinje, neser, do t’i zevendesojne drejtoret e tanishem dhe nuk do te dijne ndryshe, pos te vazhdojne te i  mjelin nxenesit e tyre siq ka qene te mjelosur vete, apo mos dhashte Zoti te behen mjek dhe t’ua besojme sherimin e femijve tane, apo edhe me keq, te behen politikan e t’ua besojme te ardhmen e kombit. Uroj qe perfundimisht te fillojme te çlirohemi nga e keqja!!!

(Autori eshte doktor i shkencave nga Universiteti i Baselit, Zvicer)