nismaKryetari i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka thënë se nga sot po hapet një kapitull i ri për Kosovën. “Nga sot po ia nisim. Prej sot Kosova ka një alternativë më shumë. Kosovës i duhet ndryshimi dhe ndryshimi është i mundshëm”, është shprehur Limaj.Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Nismës për Kosovën”. “Ju ftoj që të bashkohemi me Nismënsotpër të ndryshuar së bashku të nesërmen. Kosova ka nevojë për një guxim të ri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se Kosova nuk është në rrugë të mirë. “Qytetarët janë lodhur. Ne këtu na bashkon vizioni, guximi dhe shpresa për të ndryshuar”, ka thënë Limaj.
Nis “Nisma për Kosovën”
Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë është mbushur përplot  me anëtarë të ardhshëm, dhe simpatizantë të subjektit të ri politik të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, të quajtur “Nisma për Kosovën”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi në fjalën e tij, ka thënë se “Nisma për Kosovën” ka për qëllim ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Ai ka thënë se kjo nismë ka për qëllim ndryshimin e gjendjes në Kosovë, dhe njëherësh u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Nismës për Kosovën”.
Ai ka thënë se kjo nismë do të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe shtetet e rajonit
Kurse Fatmir Limaj, kryetar  i “Nismës për Kosovën” ka thënë se që nga sot po fillon një nismë e re për Kosovën.