Tre të plagosur në një dasmë në Tetovë
Tre persona janë plagosur nga të shtënat e armëve mbrëmë në një fshat të Tetovës. Sipas policisë, nga të shtënat me pistoletë në një aheng familjar në fshatin Kamjan të Tetovës, personi me inicialet Z.B ka plagosur tre mysafirë.
Plagosja e tyre ka ndodhur nga plumbat që janë shprehur nga arma janë përplasur në tavanin e shtëpisë dhe më pas kanë goditur mysafirët. Policia tha se ka identifikuar personin që ka shkaktuar rrezik të jetës dhe posedim të paligjshëm të armëve. Të shtënat e armëve nëpër dasma dhe ahengje familjare vazhdojnë të jenë rrezik për qytetarët. MPB ka paralajmëruar dhe apeluar që të shmangen armët në ceremonitë e tilla