image

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillimin rural publikoi thirrjen e gjashtë publike për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Komponenta e pestë e Instrumentit për ndihmë parainkuadruese për zhvillim rural  të Bashkimit Evropian.

Shpallja do të zgjatë 45 ditë, gjegjësisht deri më 15 maj, ndërsa dokumentacioni i nevojshëm për parashtrimin e kërkesave,  përfshirë dhe udhëzimet për shfrytëzuesit e mjeteve nga Programi IPARD 2007-2013, mund të merren nga ueb faqjawww.ipard.gov.mk apo në hapësirat e Agjencisë dhe në qendrat e saj rajonale, çdo ditë pune  prej orës 8:30  deri 16:30.
Në Agjencinë për mbështetje financiare dhe zhvillim rural prodhuesit bujqësor të interesuar mund të marrin edhe informata për përpilimin e dorëzimit të kërkesave,  si dhe këshillat praktike për aplikim.
Mjete financiare nga Programi IPARD 2007-2013, për investime në ekonomitë bujqësore, investime për përpunimin dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut, si dhe diversifikimi dhe zhvillimi i aktiviteteve rurale ekonomike.
Qëllimi i IPARD Programit 2007-2013 është që përmes masave adekuate për mbështetje të zhvillimit bujqësor dhe rural të përmirësohet  konkurenca e prodhimtarisë bujqësore dhe sektorit bujqësor-ushqimor, përmes harmonizimit të tyre me standardet e Bashkimit Evropian dhe arritje e mjedisit të qëndrueshëm jetësor dhe zhvillimit  socio-ekonomik të mjediseve rurale si dhe rritjen e mundësive për punësim.