Thaçi bën thirrje për qetësi në Maqedoni
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë për urtësi, maturi dhe tolerancë ndërqytetare. Ai ka kërkuar nga qytetarët e atjeshëm që të mos bien pre e provokimeve të atyre njerëzve që nuk ia duan të mirën këtij shteti dhe që e duan destabilitetin e Maqedonisë dhe të të gjithë rajonit.
“Mesazhi im për të gjithë qytetarët në Maqedoni është për paqe, stabilitet, për bashkëpunim dhe në asnjë rrethanë të mos lejon politika që të bëhet pre e atyre individëve, apo atyre njerëzve, apo atyre strukturave që duan destabilitetin e Maqedonisë, që duan destabilitet në gjithë rajonin. Prandaj, përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i imi personalisht është në shërbim të paqes, në shërbim të mirëkuptimit, të uljes së tensioneve ndëretnike dhe përderisa të flet drejtësia askush, askund, në asnjë incident nuk ka të drejt të shprehet apo të pretendojë t’i japë konotacione politike apo ndëretnike”, ka thënë kryeministri Thaçi