LAJMI I FUNDIT: Terrorizohet popullata e Bujanocit, xhandarmeria serbe në pranga tetë shqiptarëKorrespodenti i agjencisë së lajmeve INA bën të ditur se në hyrje të fshatit Tërnoc sot në mesditë sërish janë stacionuar mëse 10 xhipa të xhandarmerisë serbe, të maskuar me me automatikë në dorë, në gjendje gatishmërie. 

Sic bëhet e ditur informacionet flasin se edhe më tej vijojnë bastisjet nëpër disa shtëpi të këtij fshati.

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq në në konferencë me mediat deklaroi sot se janë arrestuar së paku tetë persona, në mesin e tyre pesë veta të dyshuar sipas tij për krime lufte kundër civilëve. Të arrestuarit janë: Elham Salihu, Mustafa Limani, Sherif Abdiu, Nedir Sefedini dhe Sevdail Emërllahu.

Daçiq tha se dy veta janë arrestuar pasi që kanë rezsituar dhe kanë shfaqur rezistencë ndaj pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe, ndërsa një person ka përfudnuar në pranga për armëmbajtje pa leje.

Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë publike serbe për krime lufte. Ndërhyrjet dhe bastisjet u zhvilluan në Bujanoc, Tërnoc dhe Breznicë.

Prokurori serb, Vladimir Vukqeviq deklaroi se policia arrestoi pesë shqiptarët sepse dyshohen për krime lufte ndaj civilëve gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Luginën e Preshevës.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka dënuar aksionet serbe dhe ka theksuar se ato ndërmirren për të frikësuar shqiptarët në këtë fushatë zgjedhore. Ai theksoi se është arrestuar dhe rrahur një kandidat në listën për këshilltar i një partie politike