Të dish keq është injoranca më e madhe
Abaz Pllana-Ka shumëvite që propaganda serbe është duke punuar kundër Uçk-së e cila dha kontributin maksimal në çlirimin e Kosovës. Aparaturë komplekse qëkalon kufijtë e shtetit serb është vënë në funksion të denigrimit dhe njollosjessë luftës së drejtë çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës. Serbiaduke u munduar që të sigurojë sa më shumë ndikim në Kosovë, ka ngjallur edhesegmentet e kësaj makinerie antishqiptare edhe në Kosovë. Dhe kjo bëhet dukevlerësuar momentet e fundit të saj që mund të quhen historike nëdestabilizimin, dobësimin dhe kufizimin e sovranitetit të Kosovës.
Nëpërpjekje të mëdha dhe të gjithanshme të linjës propagandistike serbe, kanëhyrë me dashje apo “pa dashje” edhe shumë të pafytyrë shqiptarë që ngrejnëkokën të maskuar për të shërbyer edhe një herë më shumë në makinerinëpropagandistike kundër shqiptarëve dhe luftës së tyre çlirimtare në Kosovë.
Ka disa javë që toni i shërbyesve të kësaj propagandeantishqiptare ka rritur tonin duke kaluar edhe kufijtë e arsyes së njeriut.Madje duke u paraqitur si intelektualë dhe shërbyes të së drejtës.
Për të ditur më mirë qëllimin dhe përmbajtjen e akuzave tëlansuara këtë radhë në gjuhën shqipe (në gjuhën serbe i kemi dëgjuar dhe lexuarqë shumë vite), mund të shtrojmë pyetjen se sa gurë vendosën ata në kalanë eçlirimit dhe pavarësimit të Kosovës gjatë gjithë jetës së tyre. Asnjë. Ndoshtaedhe më keq se kaq. Sa herë patën rastin hoqën ndonjë gurë nga themelet dhemuret e kësaj kalaje për të dëmtuar atë që ndërtohej me gjak dhe mund.
Një soj i tillë që e quajnë veten intelektualë, janë hiq mëpak se injorantët më të mëdhenj. “Të dish keq është injoranca më ekeqe” thoshte poetja franceze Anne Barratin. Injorantët dhepseudointelektualët nuk i durojnë mitet, nuk i durojnë heronjtë dhe simboletbashkuese të popullit pa përjashtuar edhe herën kur janë simbolet e popullit tëtyre. Tipat si këta kanë dëshirën për kaos. Të tillët me intelektin e tyre tëkufizuar apo më mirë me thënë me pseudointelektin e tyre kanë mundur dhe do tëmundnin të shërbejnë në krijimin e miteve dhe figurave kombëtare në atë nivelqë të admirohen nga populli për të vazhduar të jetojnë si shqiptarë si deri mëtash. Por, fatkeqësisht janë rreshtuar kundër miteve dhe legjendave shqiptare,kundër interesit shqiptar – kundër shqiptarëve.
Popujt tjerë që nuk kishin Adem Jasharët e tyre, imagjinuanlegjendat e veta. E bënë intelektualët dhe mendja e ndritur e popullit sepseduhej të bëhej. Tek ne “intelektualët” të përfshirë në propagandën evjetër dhe të re serbe shkatërrojnë legjendat reale dhe të gjalla të popullittonë. Dhe përpiqen ta bëjnë këtë nëmënyrë barbare. Sa të gërditshëm dhe sa qyqarë këta gazetarucë të paguar me pakgrosh.
Gjithë popoujt tjerë nderojnë dhe respektojnë ata që u sakrifikuanpër atdheun e tyre. Edhe shqiptarët e kanë bërë këtë gjithmonë dhe do tëvazhdojnë ta bëjnë në të ardhmen deshën apo nuk deshën pjesët e makinerisëserbe. Historia do të shkruhet edhe më tej me gjakun e heronjve dhe martirëvetë popullit tonë deshën apo nuk deshën “intelektualët” e çoroditur tëditëve të sotme. Historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës e shkruan megjakun e tyre Adem Jashari me shokë kurse turpi i gazetarucëve të sotëm do tëjetë një puzle që do të rëndojë përjetë në shpirtin e tyre të keq.
Abaz Pllana
3 shtator 2013