Sic na njofton z. Zili Ibrahimi, njëri nga themeluesit  e takimeve tradiocionale TAKIMET ODRI 2018, manifestimi i radhës kushtuar qytetarëve të Odrit, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër ,do të mbahet të diellën.Takimi mbahet të dielën me datë 17.Qershor 2018 ne Luzern

Në vazhdim ju sjellim një artikull të huazuar nga albinfo.ch ,në lidhje me takimet tjera paraprake.

Mërgimtarët e Odrit të Pollogut të Poshtëm të Maqedonisë, me vendqëndrim në shtetet e Evropës perëndimore kanë organizuar takimin e tyre të përvjetshëm ” Odri pasqyra jonë.”

akimet e të mërguarve të këtij fshati kanë nisur me iniciativën e aktivistëve të palodhshëm  Minir Aliu dhe Ibrahim e Shaqir  Zili.

Ato fillimisht janë mbajtur më 2007 në Bazel të Zvicrës.

Pastaj nga dëshira që trashëgimia  kulturore e regjionit të Pollogut të ekspozohet  edhe në pjesë të tjera të Zvicrës, janë bërë lëvizje  nëpër qytete të ndryshme të  këtij vendi.

Vendtakim i kurbetçinjve të Odrit kësaj radhe ishte qyteza e  bukur dhe piktoreske  Froideville  e kantonit Vaud të Zvicrës.

Në këto takime trajtohet  historiku i fshatit  si dhe lënia  totalisht në harresë  e këtyre vendbanimeve nga regjimet e më hershme dhe ato të sotme të    Maqedonisë, të cilat pak dallojnë prej atyre të periudhës së komunizmit.

Referuesi i  temës ” Odri  e ardhmja jonë” profesor  Shaqir Zili, këtë herë  në pika të shkurtra  ka përmbledhur   aktivitetin e  gjithëmbarshëm të bashkëvendëseve  të tij në Odër e diasporë.

“Fëmijët tanë   të rritur në mërgim asnjëherë s’kemi tentuar t’ua shpjegojmë  të kaluarën tonë të dhembshme që na shkaktuan ndër vite sllavo-maqedonasit .  Por, mjerisht pushteti qendror i udhëhequr nga ata edhe sot po vazhdon avazin e vjetër me inskenim të ngjarjeve dhe mohimin e të drejtave tona”, tha thënë ne fillim të  diskutimit t tij, Shaqir Zili

“Një urrejtje  e paparë sikur kjo rrënon përpjekjet  tona dhe të ndërkombëtarëve për stabilitet afatgjatë  të Maqedonisë.  Si pasojë e këtij jostabiliteti në vendbanimet e populluara me shqiptarë  gjendja ekonomike dhe sociale është jashtëzakonisht e rëndë.  Qeveria aktuale nuk bënë kurrfarë investimesh  vetëm e vetëm  që gjeneratave të reja t’ua shuajë dëshirën për jetë dhe shpresën për një të ardhme më të mirë në këto treva.  Nga pa perspektiva edhe sot shumë familjeje të Pollogut detyrohen të migrojnë në vendet e Evropës Perëndimore”, tha më tutje profesori.

Në takimet e tytre të përbashkëta janë shqyrtuar  të gjitha mundësit  për investime në Odër.

“Vetëm me kontribute konkrete  mund të ndalet migrimi kjo plagë e kahëhershme. Me gjithë vështirësitë e shumta  banorët e Odrit  kanë qëndruar të pathyeshëm  në realizimin e synimeve të tyre”, tha Zili.

Nga Odri  kanë dalë personalitete të shquara  të shkencës, artit e kulturës

Vlen të përmendet albanologu i njohur Remzi Nesimi i cili një jetë të tërë qëndroi në shërbim  të arsimimit dhe të edukimit të shqiptarëve të Maqedonisë.

Ndërsa  në lëmin e shëndetësisë kontribut të çmuar  ka dhënë Dr. Femi Demiri ,specialist i sëmundjeve të brendshme. Më punë shkencore po dallohet  edhe Dr. Lulzim Murtezani autor i shumë teksteve dhe punimeve nga fusha e Psikologjisë së përgjithshme.

Kurse në fushën e kinematografisë po shkëlqen Luan Bexheti,i cili prirjet e tij nga kjo fushë po i tregon në Hollivud,në këtë  qendër  të njohur të botës  së filmit. Një emër tjetër i njohur i artit skenik është edhe Naime Azizi.

Ndërkaq  me zërin e tij të ëmbël   këngëtari Mahmut  Ferati me origjinë nga Ordri, tash sa kohë ka pushtuar zemrat e  adhuruesve të muzikës popullore.

Në fushën e futbollit shquhet  Fisnik Nuhiu i cili një dhjetëvjeçarë të plotë  barti me mjaft sukses fanellën e KF. “RENOVA”me të cilën  gjatë vitit 2009/2010 u bë Kampion i Maqedonisë,e  një vit më vonë   edhe fituese e Kupës së kësaj Republike.

Boshllëkun  në sportet  e dorës e plotësuan volejbollistët e talentuar Flaurent Islami. Nevzat Fejzuli dhe Vullnet Dehari,të cilët me lojën e tyre të bukur po kënaqin të gjithë adhuruesit e këtij sporti.

Rezultate të konsiderueshme po shënojnë edhe mërgimtarët e Odrit nëpër  vende të ndryshme të Evropës.

Zbulim që do të mbahet në mend më 2010 në Zvicër ka bërë  Shpëtim Shaqiri me origjinë nga Odri. Ai ka shpikur protezat që u vihen në gojë qenve nëpërmjet të cilave  evitohet rreziku për kafshimin e njerëzve  nga ana e tyre.

Suksese të dalluara ka shënuar edhe i riu tjetër i këtij fshati  Shpend Mirta  i cili kohë më parë me rezultate  të larta ka kryer studimet në Fakultetin  elektroteknikë të Universitetit shtetëror të Berlinit.

Gjithashtu  Dr. Muhamed Selimi , specialist i  i ortopedisë   në Berlin të Gjermanisë,   po  shënon rezultate të dukshme.

Ai shpeshherë  është pjesë e ekipit të mjekëve më të famshëm të këtij spitali.  Rrugën e bashkëfshatarëve të tyre po e ndjekin edhe dhjetëra të rijnë të Odrit të cilët i kanë përfunduar me shumë sukses studimet  në Zvicër, Gjermani dhe në vendet  skandinave.

Sot në mesin e bashkëfshatarëve që shquhen me rezultate në fushën e mjekësisë  ishte  edhe Prof.dr.med. Omer Xhemaili kardiokirurgë me emër në spitalin kantonal të Cyrihut.

Pas  këtyre të dhënave mbi punën dhe aktivitetin e banorëve të Odrit miq, shokë e familjarë  të ardhur nga të gjitha viset e Zvicrës, si dhe nga vendet e ndryshme të Evropës Perëndimore  drekuan së bashku.

Shumëllojshmëria e ushqimeve , dëshmi se shqiptarët e Odrit janë mikpritës

Shumëllojshmëria e ushqimeve  të përgatitura nga kuzhina tradicionale e Pollogut, ishte dëshmia më e mirë se shqiptarët e kësaj ane janë  mikpritës të vërtetë.

Më pas  këngëtarja e njohur e muzikës popullore Mimoza  Selimi, për të pranishmit ka interpretuar  potpuri këngësh të bukura të trevave të Pollogut.

Të rinjtë  adhurues të sporteve të ndryshme  kanë zhvilluar gara në: vrapim,basketboll e futboll.

Kurse grupi i femrave ka luajtur volejboll dhe ping-pong.  Të moshuarit kanë organizuar një  turnir të vogël të shahut.

Duhet theksuar edhe  një element  tejet interesant që shumëherë  mërgimtarët e Pollogut, në këto takime  njohjen e  çunave me  vajza apo  anasjelltas e zyrtarizojnë me fejesë,me çka këto takime shndërrohen në dasmë të vërtetë.

Në mënyrë që mysafirët  të njihen me të panjohurat e kësaj treve atyre organizatorët  ua shpërndanë  Monografinë “ODRI NË HISTORI” të autorit Islam Islami.

Takimi i mërgimtarëve të Odrit përfundoi me shtrëngim duarsh dhe  përqafime  ku  njëri -tjetrit i uruan rrugë të mbarë dhe mbarësi në punë e jetë !

Shpërndaje artikullin në: