Suedi, grupi i një shqiptareje synon Eurovizion
Grupi JEM është një grup suedez ku zëri kryesor është i një shqiptareje. Mërgime Murati së bashku me grupin e saj do të konkurrojnë më 8 shkurt në Festivalin e Këngës në Suedi për çmimin e madh që do i dërgojë më pas në Eurovizion. JEM është ndër ata grupe që pretendon të përfaqësojë Suedinë në Eurovizion.
Mërgime Murati iu bashkua grupit në X Factor Sweden 2012 dhe vazhdojnë rrugën së bashku prej më shumë se një viti. Kënga quhet Love Trigger dhe është krijuar nga të njëjtët njerëz që krijuan ‘Euphoria’ të Looren. Nje nga kenget e njohura te ketij grupi: http://www.youtube.com/watch?v=xl3DGF86Udg