STOP PROCESEVE TË MONTUARA GJYQËSORE
Xhabir Deralla-Civil, Qendra për Liri dhe Fondacioni Shoqeria e Hapur ashpër e dënojnë mënyrën e zhvillimit të proceseve gjyqësore, arrestimet spektakolare dhe përdorimin e shpeshtë të masës së arrestit në një sërë rastesh në disa vitet e fundit.E dënojmë ashpër gjykatën e cila gati gjashtë muaj e mbajti në arrest gazetarin Tomisllav Kezharovski në kushte të rënda burgu, i shqiptoi dënimin drakonik me 4,5 vjet burg dhe vazhdon t’ia kufizojë mundësinë për ta provuar pafajësinë e vet.
Masën e djeshme (7 nëntor 2013) të zëvendësimit të paraburgimit hetimor me arrest shtëpiak nuk e konsiderojmë si akt të vullnetit të mirë, por si tentim për manipulimin e opinionit të brendshëm dhe atij botëror.
Të njëjtën ditë kur Kezharovski u lëshua në arrest shtëpiak, u arrestua gazetari Zoran Bozhinovski, ndërsa në arrest ose në burg janë më shumë njerëz për të cilët ekziston dyshim i arsyeshëm në vend dhe në botë se bëhet fjalë për veprime politikisht të motivuara.
Kërkojmë:
Gjykata ta lirojë gazetarin Kezharovski krejtësisht, dhe si zëvendësim për këtë të shqiptojë masën e dëmshpërblimit për traumat e përjetuara gjatë arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim.
Gjykata ta ndërpresë ndjekjen e gazetarit Zoran Bozhinovski.
Gjykata t’i pezullojë masat e paraburgimit për të gjithë personat në rastin Spiuni dhe në rastet tjera ku masa e arrestit nuk është e domosdoshme, e për të cilat publikisht tashmë janë prononcuar ekspertë juridikë të njohur dhe të dëshmuar.
Parlamenti të formojë komision të jashtëzakonshëm për hetimin e rasteve gjyqësore në të cilat janë qartë të dukshme motivet politike dhe të ndërmarrë hapa të menjëhershëm drejt korrigjimit të sjelljes së puhtetit gjyqësor.
Qeveria dhe ministri i Derjtësisë të ndërmarrin hapa urgjentë për depolitizimin e gjyqësisë.