Sondazhi i IPR-së: Rama e Meta liderët që gëzojnë më shumë besim
Pas Ramës, lideri i dytë me besimin më të madh në vend është Ilir Meta me 44.5% të preferencave të qytetarëve të intervistuar.Kreu i LSI vjen me një performancë në rritje pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri.
Nuk ka një përqindje të kënaqshme lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka marrë pëlqimin e 30% të qytetarëve, – thuhet në sondazhin e IPR Marketing dhe Ora News.
Në këtë sondazh është përfshirë edhe ish-kreu i PD Sali Berisha.
Gëzon 27.2% të besueshmërisë – sipas IPR Marketing.