Shtëpija në shitja”pak e pushtuar nga djalli”
Mes krismave misterioze të dyerve, zhurmave të çuditshme që vijnë nga bodrumi, dhe ndjenjës së vazhdueshme se dikush po qëndron prapa jush, pronarët e shtëpisë viktoriane 113 vjet të vjetër, Gregory dhe Sandi Leeson, janë të tmerruar nga ajo.Kështu që ata vendosën ta shesin këtë shtëpi, që gjendet në Pensilvani, por që në reklamën e shitjes ata thanë se është “pak e pushtuar (nga djalli)”.
Por, më pastaj gjërat nisën të bëhen vërtetë të çuditshme.
Ata nisën të pranonin thirrje nga gjahtarët e fantazmave. Kjo shtëpi e hapur po tërheq shumë kureshtarë, por asnjë blerës legjitim. Ndërkaq një ish-banor i kësaj shtëpie iu tregoi pronarëve aktualë se kur ka qenë fëmijë, kishte gjetur një kafkë njerëzore në bodrum – i njëjti bodrum derën e së cilit në një kohë Sandi Leeson e kishte barrikaduar pasi që betohej të ketë dëgjuar shkrepjen e një shkrepëseje.
Por, këto informata e kanë bërë bashkëshortin e saj të mendojë nëse ka vepruar mirë kur ka luajtur me përshkrimin e shtëpisë.
“Pak e pushtuar. Megjithatë, asgjë serioze”, thotë përshkrimi i shtëpisë. Më pas përshkruhen britmat në orën 3:13 të mëngjesit dhe “herë-herë imazhe të kobshme” në pasqyrën e kuzhinës.
Kjo shtëpi, me gjithë vëmendjen e madhe që ka marrë nga mediat, blerës potencialë ende nuk ka për çmimin 144,000 dollarë.
Megjithëse bashkëshorti nuk beson në fantazma, bashkëshortja e tij thotë se beson që në këtë shtëpi është një fantazmë.