Shqiptaro – Amerikanët: Qëndrojmë prapa Aleancës së re ndërshqiptare

Ish-kongresisti shqiptaro – amerikan Joseph DioGuardi dhe shoqatat shqiptare në më shumë se gjashtë shtete të SHBA-ve kanë përshëndetur shprehjen e vullnetit të partive politike për krijimin e aleancës së re politike ndërshqiptare.

Shoqatat Shqiptaro- Amerikane të udhëhequra nga DioGuardi kanë shprehur vlerësime pozitive për partitë shqiptare RDK, DR dhe BDSH që janë deklaruar hapur pro nismës dhe kërkesës së tyre për themelimin e një blloku të ri politik ndërshqiptarë në Maqedoni.

“Çështja shqiptare në Maqedoni viteve të fundit, edhe përkundër Marrëveshjes së Ohrit, ka qenë e anashkaluar dhe e mbajtur nën kontroll të politikës shtetërore maqedonase. Ne si nismëtar të thirrjes për unitet do i qëndrojmë fuqishëm kësaj alternative politike të bashkuar të shqiptarëve, e cila do të angazhohet për avancimin e çështjes së shqiptarëve në sfera e ndryshme konstitucionale, institucionale, shoqërore , etj, por do të jetë edhe kundër pushteteve dominuese maqedonase, duke sjellë barazinë e kërkuar për shqiptarët”, theksohet në komunikatën e firmosur nga DioGuardi dhe Shoqatat shqiptare në SHBA.

Shoqatat shqiptaro – amerikane theksojnë se dekadat e fundit ato ishin zëri i protestës dhe artikulimit kombëtar në administratën shtetërore dhe kjo ka ndikuar që sot siç thuhet shqiptarët të gëzojnë shtetin e tyre në Kosovë.

“Ne ritheksojmë se çështja shqiptare në Maqedoni akoma nuk është zgjidhur drejt dhe duke u mbështetur në vlerat dhe parimet demokratike, dhe e drejta për të qenë i barabartë në çdo sferë institucionale dhe shoqërore”, thekson komunikata dërguar ekskluzivisht për INA.

Sipas shoqatave shqiptaro – amerikane, nisma e re politike e shqiptarëve duhet të nis një varg aktivitetesh në rrafsh demokratik për avancimin e mëtejmë të drejtës së pakontestueshme dhe statusit të shqiptarëve, përmes kodeve ligjore dhe rrugës dhe vlerave demokratike.

“Pasi pranuat kërkesën dhe thirrjen tonë, ne qëndrojmë prapa jush duke ngritur zërin pranë institucioneve amerikane dhe duke qenë afër jush. Por ju bëjmë thirrje që të jeni një zë, me një program të koordinuar duke u zgjeruar me parti e shoqata, intelektualë e personalitete, e duke lënë prapa të gjitha dominimet, interesat, përfitimet dhe apetitet politike. Përgjegjësia e këtij uniteti bartë edhe sakrificë dhe ndjekjen e rrugës së përbashkët, për arritjen e synimeve të përbashkëta në linjën Shkup – Uashington”, thuhet në fund të komunikatës së përbashkët të LQSHA të ish-kongresistit Joe DioGuardit dhe shoqatave tjera shqiptare.

Letra e përbashkët është firmosur nga Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA) , Fondi i Shoqatave Shqiptare nga Paterson,  Komuniteti i Shqiptarëve të Waterbury CT,  Komuniteti i Shqiptarëve të Illionis dhe Wiskons , Shoqata nga Atlantik City, et