shqiptaret-nishShqiptarët e Kosovës deri më tash janë bërë në mënyrë indirekte pronarë të rreth 300 banesave në Nish (qytet në Serbinë qendrore), ndërsa në këtë “biznes” po u ndihmojnë serbët e zhvendosur nga Kosova, që tani jetojnë në Nish. Kështu shkruan e përditshmja “Veçernje novosti” e cila pohon se shqiptarët ngadalë, por në mënyrë të sigurt, po “pushtojnë” Nishin.

Sipas gazetës, skema sipas të cilës shqiptarët bëhen pronarë të banesave në Nish është kjo: kur serbi me paratë shqiptare blen banesë e regjistron në emër të tij. Pas shitblerjes në Gjykatën Themelore në Nish, lidhin kontratën që shqiptari i ka dhënë para hua serbit, aq sa edhe është paguar prona e paluajtshme. Si garancion për kthimin e parave, serbi jep pronën e blerë të paluajtshme, transmeton QIK-u shkrimin. Por, kur pas një kohe “nuk ka para” që ta kthejë huan, serbi e jep pronën e blerë të paluajtshme. Shqiptari bëhet pronar i banesës së “tij”.

“Shqiptarët paguajnë mirë, japin edhe më shumë se çmimi i tregut”, citon gazeta një barorë të Nishit, i gjoja kohë më parë kishte botuar një shpallje në një media të Prishtinës për shitjen e banesës së tij.

Sipas gazetës që nga fillimi janarit të këtij viti e deri në fund të gushtit të vitit 2010, mesatarisht në ditë 45 shqiptarë nga Kosova kanë kërkuar vend qëndrim në territorin e komunës së Nishit, Mediana. Në këtë periudhë rreth 11 mijë shqiptarë gjoja kanë shprehur “dëshirën” të bëhen banorë të Nishit