shqiperiEdhe vendi ynë i është bashkuar nismës së Unionit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.  Shqipëria, Mali i Zi dhe katër vende të tjera që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, por, janë të vetmet shtete që i janë bashkangjitur nismës për t’i vënë sanksione Rusisë. Lajmin e ka bërë publik Catherine Ashtoni, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, përmes një deklarate zyrtare. Deklarata thotë se Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Moldavia, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pranojmë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Në këto sanksione përfshihen pezullimet e udhëtimeve dhe ngrirja e llogarive bankare për një numër të caktuar rusësh dhe zyrtarësh të Krimesë. Norvegjia dhe Lihtenshtajni, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, por bëjnë pjesë në Komuniteti Ekonomik Evropian, i janë bashkuar gjithashtu sanksioneve. “Bashkimi Evropian i merr në konsideratë këto vendime dhe i mirëpret ato”, tha Ashton në deklaratën e saj. Sanksionet ndaj Rusisë vijnë pas asaj që Bashkimi Evropian e cilësoi si aneksimi i Krimesë. Kjo e fundit mbajti referendumin ditën e dielë për bashkimin me Rusinë. Ndërsa, Putini firmosi dekretin për njohjen e Krimesë si shtet të pavarur dhe sovran, pjesë të Federatës Ruse