Ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, po hetohet për shpërdorim detyre. Njësia task-forcë e krimit ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme konfirmon se 3 muaj pas depozitimit të kallzimit nga zyra juridike pranë Ministrisë së Arsimit, ndaj tij ka nisur proçedimin penal.

Ish-ministri Tafaj, aktualisht deputet i PD-së ende nuk ka dhënë versionin e tij në lidhje me këto akuza. Grupi hetimor është duke mbledhur të gjithë dokumentacionin dhe proçedurat që janë ndjekur prej tij në akreditimin e një Universiteti privat. Në 26 mars të këtij viti në Prokurorinë e Përgjithshme u depozitua një kallzim penal ndaj Tafajt.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka dokumentuar dy raste që lidhen me dhurimin e një pronë një subjekti privat dhe marrje leje në kundërshtim me ligjin pas refuzimit që i ka bërë këshilli i akreditimit ketij Universiteti. Burime nga organi i akuzës theksojne se Tafaj dhe persona të tjerë, firmat e te cilëve figurojnë në disa dokumenta zyrtare të dosjes hetimore, do të thirren për të dëshmuar.