Shoqata Humanitare Tearca shënon 12 vjetorin e themelimit
Shoqata e Tearcës në Zvicër njofton bashkatdhetarët dhe anëtarët e Shoqatës se me datën 21 shtator do të mbahet një mbrëmje për familjarë për ndër të 12 vjetorit të themelimit të saj.Kryesia e Shoqatës ka vendosur që pas 12 vjetësh veprimi të suksesshëm të organizoj mbrëmjen e parë familjare, e cila do të mbahet me 21 shtator me fillim në ora 18.00 në Föhrewäldli Brunaustrasse 194 8951 Fahrweid.
Shoqata nuk ka karakter politik, nacional apo fetar, aktivitetet e saj janë të drejtuara në dy rrafshe, integrimi sa më i mirë i komunitetit shqiptarë që jeton në Zvicër dhe ndihmë bashkëfshatarëve në vendlindje
Qëllimi për të vepruar drejt, për të qenë bashkë dhe rrethanat e asaj kohe në Vendlindje na shtynë neve bashkëfshatarëve të Komunës së Tearcës që me 26 maj të vitit 2001 të themelojmë Shoqatën tonë. Këshilli mbikëqyrës drejtohet nga bashkëfshatari ynë i mirënjohur gjithandej Doc. Dr. Omer Xhemali. Anëtarësia e Shoqatës përbëhet nga 170 familje të Fshatit Tearcë që veprojnë në Zvicër.
Pjesëmarrjen në ketë mbrëmje e kanë konfirmuar Ambasadori i R. Shqipërisë, Ambasadori i R. Kosovës, Ambasadori i R. Maqedonisë, zotëri Genonni Drejtor i repartit të Kardiokirurgjisë (Triemlispital), personalitete nga qyteti i Zurichut, personalitete nga diaspora shqiptare, gjithashtu kemi të ftuar edhe mysafir nga vendlindja.
Darka e përbashkët do të shoqërohet me pas me një repertor të pasur të muzikës e valleve shqipe. Artisti i mirënjohur Kastriot Tusha, SHKA Teuta, SHKA Ladorishti e artist tjerë nga Diaspora e Vendlindja do e bëjnë edhe me të veçante ketë natë.
Shoqata Humanitare Tearca