SHBA: Protesta, ok. Por, paqësishtAmbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka apeluar përmes një deklarate me shkrim, që në protestat eventuale që mund të mbahen nesër dhe të shtunën, të demonstrohet paqësisht dhe qetësisht.
Që atje bëjnë thirrje të lihet i lirë zbatimi i procesit ligjor për vrasjen e pesëfishtë, që duhet të vijojë në pajtim me ligjet e aplikueshme dhe procedurat ligjore të vendit.
“Jemi të informuar që ka pasur thirrje për demonstrata në tërë vendin gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën në lidhje me vrasjen e pesë personave muajin e kaluar në afërsi të fshatit Smillkovcë. Derisa e drejta për t’u grumbulluar dhe për të shprehur mendimin në mënyrë të qetë duhet respektuar, ne edhe më tej ftojmë qytetarët që të shprehin mendimin e tyre në mënyrë paqësore, të qetë si dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor për këtë çështje në pajtim me ligjet dhe procedurat ligjore të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadën e SHBA-së në Shkup