SHBA, nëna klinikisht e vdekur sjell në jetë binjakë
SHBA – Lindja e dy binjakëve, Alexander e Nicholas, në SHBA mund të konsiderohet një mrekulli e vërtetë. Ata panë për herë të parë dritën teksa nëna e tyre ishte klinikisht e vdekur.
26-vjeçarja Christine Bolden u paraqit në spital në gjendje të rëndë me dhimbje të forta në kokë, ndërsa ishte në javën e 25-të të shtatzënisë. Pas disa orësh, gjendja e saj u përkeqësua dhe nëna e re kaloi në vdekje klinike.
Megjithatë mjekët arritën të shpëtonin foshnjat e saj, të cilat erdhën në jetë përpara kohe, por në gjendje të mirë shëndetësore.
Nicholas peshon rreth 700 gramë ndërsa Alexander është akoma më i vogël. Të dy kanë një gjatësi prej 15.24 centimetra.
Kjo nuk është hera e parë që një grua në gjendje kome sjell në jetë fëmijë. Në vitin 2001 Chastity Cooper, e çoi deri në fund shtatzëninë dhe e lindi foshnjën e saj në kohën kur ishte në gjendje kome, për shkak të një aksidenti rrugor. Kur ndodhi aksidenti ajo ishte vetëm 2 javëshe shtatzënë.