Shayk-Blatter, dyshohet për një lidhje mes tyre
Irina Shayk dhe Sepp Blatter kanë pasur një histori të shkurtër dashurie. Lajmin e pabesueshëm e publikuan mediat soanjolle. Sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, modelja ruse e cila u nda nga Cristiano Ronaldo pak muaj më parë, është një nga ish të dashurat e ish kreut të FIFA-s.
Ata e kanë nisur historinë përpara lidhjes së Blatter me të dashurën aktuale të Blatter, Linda Barras. 29-vjeçarja Shayk është një nga modelet më të kërkuara të momentit pasi i ngjiti shkallët e famës me shpejtësi gjatë lidhjes së gjatë me sulmuesin portugez. Aktualisht ajo shoqërohet me aktorin holliviudian, Bradley Cooeper.