rp_shaqiri-bayern.jpgMos aktivizimi i Xherdan Shaqirit te skuadra bavareze është temë e përditshme në mediat gjermane. Duket se durimit po i vjen fundi. Është përfolur për një largim të mundshëm tek skuadra angleze e Liverpool dhe Munchester United, por Shaqiri, ka përjashtuar largimin si opsion. Lënia në bankinë nga Pep Guardiola në vazhdimësi dhe përkeqësimi i marrëdhënieve me të duket se ka hapur mundësinë e një largimi tek në skuadër ku mund të jetë titullar. Ky fakt është pohuar nga vëllai dhe menaxheri i Xherdan Shaqirit, i cili mësohet të ketë thënë se lojtari i Bayern Munichut  është i pa kënaqur te skuadra Bavareze, dhe se gjatë verës ka mundësi të largohet nga ky klub. Erdin Shaqiri, tha se nuk është i kënaqur që futbollisti nga Gjilani nuk është duke luajtur rregullisht te skuadra bavareze. “Xherdani është 22 vjeçar. Në këtë moshë ai duhet të luaj rregullisht, ndërsa këtë nuk po e bën momentalisht”, tha Erdini për gazetën zvicerane, Blick. Ai tha se janë duke pritur si do të rrjedhin gjërat deri në verë. “Do të presim deri në verë. Pastaj kur klubet si Liverpool, Manchester United, Inter Milan dhe top skuadra tjera të vijnë ne do t’i dëgjojmë”. Erdini megjithatë pranon se Bayern Munich është prioritet për ata. “Bayerni ende mbetet pika jonë e parë e kontratës, para se të flasim me klube tjera”, tha ai. Shaqiri ka kontartë me Munichun deri më 2016