b_115_98_16777215_0___images_kokaa_sequi-dhe-nishani-sot.jpgGjatë takimit të bordit Shqipëri-BE në kuadër të misionit PAMECA, ambasadori, Ettore Sequi, ka deklaruar se Shqipëria duhet që të riorganizojë drejtësinë dhe të luftojë krimin e organizuar. Sequi është shprehur edhe pse misioni PAMECA 3 ka rreth 10 vjet në Shqipëri, ende nuk ka rezultate. “ Është shpejt të japim rezultate konkrete, por nuk është shumë shpejt që të themi se jemi në prag të raport-progresit për në Bashkimin Europian.

Por a ekziston një eficensë e duhur për të përmbushur objektivat prej institucioneve përkatëse. Është deklaruar se do të ketë tolerancë 0 ndaj krimit, por për këtë Shqipëria duhet që të riorganizojë drejtësinë dhe të luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha Sequi. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka deklaruar se masat e ndërmarra kundër krimit kanë ulur ndjeshëm korrupsionin.