Sekuestrohet 545 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek

Sekuestrohet 545 kilogram hashash në kufirin shqiptaro-grek, në Igumenicë.Sipas informacioneve droga është gjetur në një furgon të braktisur dhe të fshehur midis shkurreve në fshatin kufitar grek Reveni të rajonit të Filatit. 

Droga dyshohet se është transportuar me mushka nga territori shqiptar dhe më pas është ngarkuar në furgon dhe ende nuk dihet pse është braktisur furgoni.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e poseduesve të drogës dhe kapjen e tyre.