Sonte në një intervistë për emisionin “Rruga Drejt” që transmetohet në televizionin Alsat-m, kryetari i RDK-së, Rufi Osmani paralajmëroi krijimin e bllokut opozitar shqiptarë ku do bëjnë pjesë Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), Demokracia e Re (DR) dhe Bashkimi Demokratik Shqiptarë (BDSH).

Sipas Osmanit, bashkëveprimi i këtij blloku opoziatarë, do fillojë me atë që në zgjedhjet e ardhëshme lokale, do të garojnë së bashku.

Kohë më parë RDK bashkëpunoi me partinë e Menduh Thaçit, PDSH-në, por ky bashkëpunim ishte shumë i shkurtë, sepse nuk kaluan as disa muaj për të dështuar bashkëpunimi.

Ndryshe, partitë që paralajmëroi Osmani se do bashkohen, janë të vetmet që përkrahën iniciativën e ish kongresmenit Xhozef Diogardit për krijimin e një blloku politik në mes shqiptarëve të Maqedonisë.