Të nderuar prindër

Nga viti shkollor 2015/16 rregjistrimi do të bëhet vetëm në mënyrë digjitale.
Për këtë shkak, GJITHË nxënësit do të rregjistrohen në mësimin e gjuhës amtare në mënyrë digjitale me NemID.
Kjo vlen për nxënësit që ndjekin mësimin tani dhe për nxënësit e ri që dëshirojnë të fillojnë.

Rregjistrimi mund të bëhet në perudhën nga 1 maj 2015 – 15 qershor 2015.
Linkun për rregjistrim mund ta gjeni në webfaqe e komunës së Kopenhagës
www.kk.dk/modersmaal – në rreshtin ”Tilmelding til modersmålsundervisning”
Në webfaqen mund të gjeni edhe udhëzimin për rregjistrimin digjital.
Nëse ke nevojë për ndihmë, mund të ju ndihmojë mësuesi për gjuhë amtare.

 

KUSH MUND TË RREGJISTROHET NË MËSIMIN E GJUHËS AMTARE?
– Fëmijët që dëshirojnë mësimin e gjuhës amtare në gjuhët e BE

Gjithë fëmijët nga klasa e 1. deri të 9. me adresë banimi në komunën e Kopenhagës dhe që flasin aktivisht në shtëpi gjuhë e dëshiruar nga gjuhët e BE, mund të marrin FALAS mësimin në gjuhën amtare.

– Fëmijët që dëshirojnë mësimin e gjuhës amtare në gjuhët jashtë shteteve të BE

Gjithë fëmijët nga klasa e 1. deri të 5. me adresë banimi në komunën e Kopenhagës, që flasin aktivisht në shtëpi gjuhën e dëshiruar, mund të marrin FALAS mësimin në gjuhën amtare.
Gjithë fëmijët nga klasa e 6. deri të 9. me adresë banimi në komunën e Kopenhagës, që flasin aktivisht në shtëpi gjuhën e dëshiruar, mund të marrin ME PAGESË mësimin në gjuhën amtare.

Pagesa për mësimin e gjuhës amtare për klasat e 6. deri të 9.
Çmimi për vitin shkollor 2015/16 është 1.715 kr. për cdo nxënës, për cdo vit shkollor. Nëse në mësim marrin pjesë më shumë vëllazëri, atëherë cmimi është 1.285 kr. për cdo nxënës, për cdo vit shkollor.

 

Nga: Bardhyl Islami-arsimtarë