Anëtari i lartë i AKR-së, Ibrahim Makolli deklaroi se Rezoluta e KE e mbështetur në raportin e Dick Martyt e dëmton rëndë imazhin e Kosoves dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

“Eshtë për keqardhje që Asambleja e Pergjithshme e Këshillit të Europës dje i ka bërë gjyqin një populli që ishte viktimë e krimeve monstruoze dhe gjenocidale të regjimit të Millosheviqit”, u shpreh Makolli.

Sipas ti, me miratimin e këtij raporti, i shndërruar tashmë në Rezolutë të Këshillit të Europës, viktima jo vetëm që barazohet me kriminelin, por shndërrohet në kriminel.

“Keshilli i Europës që ka miratuar me dhjetëra dokumente për të drejtat e njeriut, i bën gjyqin njerës palë pa e lejuar që ta thotë fjalen e vet, kjo është në kundërshtim edhe me konceptin e KE.Kjo Rezolutë fyen dhjetëra e mijëra viktima të masakruara nga kasapët e Millosheviqit, jo vetëm në Kosovë”, shtoi ai.

Ai tha se, “të pretendosh se shqiptarët kanë kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit; Të akuzosh viktimën se është trafikant me organe të qenieve njerëzore, në kohën kur një popull i tërë i ishte nënshtruar nje politike gjenocidale; është më tepër se çmenduri, është vënie në anën e kriminelit dhe fyerje për të gjithë ata që kanë pësuar nga luftërat në ish-jugosllavi