image

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar për Kosovapress se sulmi me eksploziv ndaj familjes shqiptare në lagjen e “Tre Rrokaqiejve” në Mitrovicë, ku e humbi jetën një qytetar shqiptar dhe janë lënduar familjarët e tij, mund ta tensionojë gjendjen në veri të Mitrovicës.Ministri Rexhepi ka thënë Njësia Specialiste dhe hetuesia është duke bërë hetimet lidhur me këtë sulm dhe deri tash nuk ka të arrestuar, megjithatë sipas tij nuk anashkalohen edhe motivet etnike të jenë qellim i sulmit.Sipas tij, ky sulm mund ta tensionojë gjendjen në veri, megjithatë ai tha se po bëhet çkado që është e mundur, që gjendja të jetë stabile.Selver Haradinaj, 38 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pesë persona tjerë janë lënduar, si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues në banesën e tij, përkatësisht në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 pas mesnatës së ditës së sotme.