Realizojmë ëndrrën. Kualifikohemi në Europian, Francë na prit…
Ëndrra e madhe e gjithë shqiptarëve është realizuar, pasi Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, pas fitores së thellë 3-0 në udhëtim te Armenia.
Kombëtarja shqiptare e ka nisur në mënyrë fantastike ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.
Pasi fillimisht rrezikuan vendasit nëpërmjet një goditje dënimi, radha ishte që Shqipëria të dalë përpara dhe t’i tregojë dhëmbët.
Pas një aksioni të bukur Basha goditi fort dhe portieri vendas priti, ndërsa në tentim për ta larguar goditjen e Gashit, mbrojtësi Hovhannisyan dërgoi topin në rrjetë në minutën e nentë.
Goli i dytë erdhi pas një ndërprerje, kur Ledian Memushaj harkoi bukur në zonë, ndërsa mbrojtësi Berat Xhimshiti realizoi me thembër për 2-0.
Në pjesën e dytë armenët ishin ata që rrezikuan më shumë me disa gjuajtje, por portieri ynë, Etrit Berisha ishte në një ditë fantastike.
Shqipëria në pjesën e dytë rrezikoi me Roshin dhe Gashin, por pa arritur të shënoj golin e tretë.
Golin vendimtar në këtë sfidë për ‘kuqezinjtë’, e shënoi i inkuadruari në lojë nga banka e rezervistëve, Armando Sadiku, pas një asistime nga Odise Roshi.
Pas kësaj fitore, Shqipëria edhe zyrtarisht është pjesë e Kampionatit evropian ‘Francë 2016’, pasi këtë gjë e arriti duke shënuar katër fitore, duke barazuar në dy ndeshje dhe duke I humbur dy të tjera.
Shqipëria kualifikohet si skuadra e dytë nga Grupi I me 14 pikë të tubuara, ndërsa si e para kualifikohet Portugalia me 21 pikë, kurse në ‘play-off’, shkon Danimarka.
PERFUNDON TAKIMI. Shqiperia fiton 0-3 dhe siguron bileten per ne France 2016.
86′ – Basha le fushen e lojes i demtuar, futet Abrashi.
83′ – Tjeter karton e verdhe per armenet. ndeshkohet Andonian.
82′ – Goditje e forte nga jashtezone nga armenet, por jashte kuadratit te portes.
76′ – GOOOL 0-3 Shenon Armando Sadiku. Roshi i papermbajtshem ne te djathte, kroson ne zone aty ku Sadiku nuk fal, por siguron fitoren duke shenuar golin e trete
72′ – Tjeter zevendesim per Shqiperine. Largohet Memushaj, aktivizohet Kukeli.
71′ – I pakalueshem Berisha. Nje pritje e shkelqyer pas goditjes se forte nga jashte zone te armeneve.
66′ – Mundesi e arte per te shenuar edhe golin e trete per Shqiperine. Roshi ne kundersulm, kroson perSadikun ne zone, por topi devijohet dhe per pak sa nuk perfundon ne rrjet.
64′ – Dalje e shpejt e njerit prej armeneve ne krahun e majte te sulmit te tyre, por Xhimshiti e ndal ate me faull. Gjyqtari e ndeshkon shqiptarin me karton.
63′ – Armenia vazhdon me kontrollin e gjate te topit, por mungojne rastet per ta.
58-Zevendesimi i pare per Shqiperine. Largohet Cikalleshi, futet Sadiku. Aktivizohet edhe Sarkizov per Armenine, duke zevendesuar Movsisyan.
57′ – Minuta te mira per armenet. Lojtaret tane jane te kthyer prapa duke u mbyllur mjaft mire sulmet e vendasve.
53′ – Armenet shfaqen rrezikshem ne porten tone, por me te drejt gjyqtari akordon nje pozicion jashte loje.
52′-Kartoni i pari per lojtaret tane. Ndeshkohet me te verdhe Aliji.
46′ – Mundesi e shkelqyer menjehere per tane, por Basha nuk godet si duhet brenda zones.
Nis pjesa e dyte e ndeshjes, me zevendesime per Armenin. Ozbiliz futet ne fushen e lojes duke zevendesuar Yusbashyan.
Pjesa e pare ne Yerevan perfundoi me rezultatin 0-2 ne favor te ekipit tone kombetar, fale nje autogoli te Hovhannisyan dhe nje goli te Gjimshitit. 45 minuteshi i pare ishte i ekuilibruar, por Shqiperia u tregua cinike duke mos falur rastet e krijuara. Me kete rezultat jemi nje hap larg kualifikimit ne “France 2016″.
Perfundon pjesa e pare Armeni-Shqiperi 0-2.
45 – Mundesi e shkelqyer e armeneve, te cilet godasin nga jashte zone, por fatmiresisht topi perfundon jashte.
43′ – Kombinime te bukura te armeneve, por ndalen nga Cana ne hyrje te zones sone.
42′ – Lendohet Cikalleshi pas nje perplasje me kundershtarin, por pa probleme per te vazhduar me tej.
39′- Dalje e shpejt e Bashes ne krahun e majte, pason per Gashin qe nuk arrin te gjuaje drejt portes.
34′ – Kontroll i gjate i topit per armenet prane zones sone, por pa rrezikuar kuadratin e Berishes.
28′ – Tjeter mundesi e mire per Shqiperine,por topi devijohet nga mbrojtesit e Armenise. Cikalleshi pretendon per prekje me dore.
23 – GOOOL. Shenon Xhimshiti 0-2 per Shqiperine.
20′ – Tjeter rast i mire per Shqiperine. Cikalleshi godet ne hyrje te zones, por topi ndalet nga portieri qe ishte ne pozicion.
19′ – Presing i lojtareve tane, te cilet synojne ti ndalin armenet qe ne mesin e fushes.
17′ – Kalim i bukur i Roshit nga e djathta dhe vetem me faull mund ta ndalte lojtari armen Arzumanjan, i cili ndeshkohet me kartonin e verdhe, i cili eshte i pari ne kete ndeshje.
13′ – Lojtaret tane duken disi te terhequr pas golit, ndersa armet kontrollojne topin, por pa qene te rrezikshem ne porten tone.
9′-GOOOOOOOOOOOOOOOOL Shenon Shkelzen Gashi per Shqiperine.
7′- Berisha ben mrekulline, duke mos i lejuar golin armeneve. Mkrtchyan goditi fort, topi u devijua nga muri dhe reagimi i Berishes ishte fantastik ne kete rast.
6′ – Goditje denimi per armenet ne hyrje te zones sone.
6′ – Goditje denimi per armenet ne hyrje te zones sone.
3′- Kombinime ne mesin e fushes nga lojtaret tane, por ka nje nderhyrje te gabuar ndaj Memushajt. Goditja e pare e lire e takimit.
1′ – Mkhitayan kroson nga e djathta e sulmit armen, por topi perfundon ne duart e Berishes.
Armenia nuk ka asnjë mundësi që të futet në France 2016, kurse nëse Shqipëria fiton, merr tre pikë që e çojnë drejt e në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro 2016. Në këtë mënyrë, vetëm 90 minuta larg një hyrjeje për herë të parë të kuqezinjve në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik të Evropës që zhvillohet çdo katër vjet.
****
Kjo ndeshje zhvillohet ne stadiumin Vazgen Sargsyan ne Jerevan. Kapaciteti i ketij stadiumi eshte 14.935 spektatore.
Publikohen formacionet e te dyja skuadrave: Armenia: Kasparov; Andonian;Haroyan; Arzumanyan; Mkrtchyan; Pizelli; Ghazaryan; Hovhannisyan; Movsisyan; Yusbashyan; Mkhitaryan. Shqiperia: Berish; Hysaj; Cana; Xhimshiti; Aliji; Basha; Memushaj; Gashi; Xhaka;Cikallesh; Roshi.
Mesohet se para takimit, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Duka, ka vendosur 2 milione euro premio per skuadren ne rast kualifikimi.
Behet fjale per ndeshjen qe mund te ndryshoje historine e futbollit shqiptar, pasi nje fitore ne kete ndeshje na con ne Euro 2016, ne rast humbje apo barazimi luajme