Rtvzik – nga arkivi.- Kopenhagë-10 dhjetor 2014

Reagim ndaj shkrimit “Si u festua 25 vjetori i themelimit të Radio Zërit të Kosovës në Kopenhagë “ , publikuar më 07.12.2014 në www.pashtriku.org dhe që për “autor” ka Xhemil Zeqirin.

Të nderuar lexues,

Xhemil Zeqiri është i njohur ndër bashkatdhetarët në Danimarkë për destruktivitetin e tij dhe askush nuk don të mirret me te,prandaj nuk dëshirojmë as ne por për hir të vërtetes ne jemi të detyruar t’i demantojmë shpifjet dhe gënjeshtrat që ceken në shkrimin e “tij” ndaj veprimtarit Ibrahim Xhemajli.

  1. Së pari , manifestimi në fjalë nuk është organizuar nga një person i vetëm por nga një Këshill Organizativ , ku Ibrahim Xhemajli ka dhënë një kontribut të cmuar për cka i jemi shumë mirënjohës.
  2. -qëllimi i manifestimit ka qenë shënimi i 25 vjetorit të themelimit të Radio Zërit të Kosovës dhe u përcaktuam që këtë ta bëjmë në kuadër të festimit të 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë , e jo të përfshijmë edhe përvjetorë të tjerë të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare.

3- kot mundohet Xhemili të njollos manifestimin se manifestim më në nivel nuk është organizuar ndonjëherë në Danimarkë .

4.- ne e njohim mirë kolegun tonë Ibrahim Xhemajlin dhe Ai nuk është anëtar i asnjë partie politike dmth. as i PDK sic shpif Xhemil Zeqiri.

5.-Ibrahim Xhemajli nuk ka mundësi të jetë as anëtar i subjektit “Atdheu në Rrezik “ sic shpif Xhemili pasiqë ky subjekt asnjëherë nuk ka ekzistuar .

6.- ne nuk kemi thënë asnjëherë dmth nuk është thënë as në fjalën e rastit të Ibish Nezirit se Mina Skafte Jensen është themeluese e Radio Zërit të Kosovës -sic shpif, përsëri , Xhemil Zeqiri. Ne kemi qenë dhe i jemi mirënjohës asaj dhe anëtarëve tjerë të ish Komitetit Danez për Kosovën e sidomos z. Jørgen Petersen ( të cilin edhe e kemi ftuar në manifestim) , në respekt për kontributin e dhënë në themelimin e Radio Zërit të Kosovës.

Ne e dijmë se si është themeluar Radio

Zëri i Kosovës dhe nuk ka nevojë që dikush nga jashtë ( e as Xhemil Zeqiri) të na tregoj .

Për hir të lexuesve dhe për hir të së vërtetes , në tri mbledhjet e bisedave për themelimin e radios kanë marrë pjesë : Ibrahim e Emine Xhemajli, Hajdin Abazi, Xhemajl Duraku,Abdyl Kasami,Lotte Madsen dhe Jørgen Petersen.

Ne jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen dinjitoze të mysafirëve  në manifestimin tonë .I jemi mirënjohës edhe publicistit Henrik Kaufoltz , për të cilin jemi kujdesur të ulet në vendin e duhur, sëbashku me kolegët nga vendlindja dhe për ta lehtësuar komunikimin e kemi porositur kolegun Bedri Mustafi që të ulet pranë tij dhe e kemi shërbyer me kafe , caj e pije freskuese,madje si të gjithë mysafirëve tjerë edhe Henrikut i kemi afruar darkë.

Në tavolinë nuk ka pasur shishe plastike sic gënjen Xhemil Zeqiri.

Kopehagë – 10.dhjetor.2014

Këshilli Organizativ

i manifestimit  për 25 vjetorin e RZK