Ibrahim Xhemajli-Reagim ndaj  intervistes së Xhemil Zeqirit dhënë shokut të tij Fadil Shytit,  botuar më 22 07 200 në  www albania press.org

Që në fillim kërkoj ndjesë nga lexuesit që  iu imponohet të lexojnë  gjëra të tilla që nuk duhet të zënë vend në mediat shqiptare, por intervista përmban aq të pavërteta e trillime sa që  për hirë  të së vërtetes jam I detyruar të reagoj.

Duke kërkuar ndjesë për mosmodesti po e filloj këtë reagim duke cituar një pasus të një letreje të veprimtarit Xh. Idrizit dërguar personalisht Xhemil  Zeqirit  ” Ti si çdo herë ke zili ndaj të tjerëve , andaj dhe nuk  ke dëshirë ta pranojsh një realitet , siç e ke edhe zakon të tregohesh si njeri ”supermen” që ka aftësi ta organizoj komunitetin. Kur ti paske  këtë aftësi për të bërë organizime të tilla , atëherë pse ti kurr nuk ke qenë bartës  i këtyre organizimeve ose ma mirë me thënë pse kjo popullatë kurrë nuk të ka zgjedhur ty ose nuk ta ka dhënë legjitimitetin? Ti a ia ke bërë ndonjëherë këtë pyetje vehtes ? I vetmi person  që mund të mburret për cdo herë … se ka bërë organizime kombëtare është vetëm një njeri dhe ai është Ibrahim Xhemajli.Por Ibrahimi kurr nuk është mburrë dhe nuk ka dal të thotë se si ai i ka bërë të gjitha por cdo herë ka thënë se bashkë me shokët i kemi bërë organizimet.Një njeri i kalibrit të ibrahim Xhemajlit mund ta organizojë  dhe mos ta përcajë  këtë komunitet ”

Pra nga kjo leter  e shkruar një muaj para intervistes së Xhemil Zeqirit ( të cilen letër vet Xhemil Zeqiri ma dërgon mua ) shihet se edhe të tjerët e kanë vërejtur se unë  nuk kam ”rrahur gjoks ” për aktivitet e mia  e as   për aktivitetet e të tjerëve e lëre më  të Xhemil Zeqrit,  dhe të tentoj tí përvetësoj ato.Përkundrazi  kam konsideruar se fuqia e çdo aktiviteti qëndron në organizim të përbashkët , me sa më shumë  subjekte e aktivistë , gjë që është në kundërshtim me praktiken e veprimit të Xhemil Zeqirit.

Në intervisten e 22 07 2010 Xhemil Zeqiri pretendon se e ka organizuar viziten kryeministrit Thaçi në Danimarkë .Kjo edhe pse nuk është e vërtetë nuk është shkaku i reagimit tim, por shpifjet , trillimet dhe shtrembërimi i fakteve me qëllim të ofendimit të personalitetit tim. Për hirë të së vërtetes sqaroj se:

Meqë kryeministri Thaçi ( pas marrëveshjes së Rambujes) ishte në një turne vizitash të suksesshme në vendet perendimore dhe duke vërejtur reflektimin pozitiv të këtyre takimeve i telefonava  përfaqsuesit të  qeverisë së Kosoves në  Skandinavi dr Shaqir Shaqirit . Ne biseduam se nëse kërkesën do ta bënte dr.Shaqir Shaqiri, gjasat për një përgjigjie pozitive , nga qeveria daneze , do të ishin reale. Dr Shaqiri reagoi menjëherë dhe shumë shpejtë mori përgjegje pozitive . Kështuqë kryeministri Thaçi erdhi në Danimarkë dhe u takua me kryeministrin danez Poul Nyrup Rasmussen, ministrin e punëve të jashtme Niels Helveg Petersen dhe ministrin e punëve të mbrendshme Thorkild  Simonsen .

Ai mbajti edhe një ligjëratë për Kosoven  në shoqaten daneze  për politikë të jashtme, si dhe  dha një intervistë për kanalin qendror të televizionit danez  DR1. Se Z.Thaçi ka  zhvilluar takim me ministrin e drejtësisë siç thotë Xhemil Zeqiri, nuk ështe fare e vërtetë. Por nuk është e vetmja kjo ”pasaktësi ”e Xhemilit , ai thotë se bisedova me Ibrahim Kelmendin në Bochum për organizimin e vizites së Thaçit në Danimarkë dhe kinse Ibrahim Kelmendi paska qenë së bashku me Thaçin dhe ia  kalon telefonin atij dhe i thotë Xhemilit folë vet me te , gjë që rezulton  të jetë gënjeshter e kulluar e madje sipas Ibrahim Kelmendit ( 20.08.2010-Prizren )Hashim Thaçi as që paska qenë ndonjëherë  në Bochum të Gjermanisë  dhe se I Kelmendi as që ka biseduar fare me Xhemilin për këtë çështje.

Jo vetem gënjeshter por maskarallëk  i llojit të vet është spjegimi i tij, duke  shtrembëruar faktet në lidhje me idenë e realizimit të vizites së Thaçit në Danimarkë se kinse ai i paska telefonuar dr Shaqir Shaqirit etj etj

Në të vërtetë në fund të muajit  qershor zhvillova një bisedë telefonike me  Xhemil Zeqirin dhe në bisedë e sipër filloi të lavdërohet se si kinse e ka organizuar vizitën e Thaçit në Danimarkë  ,meqë kjo s´përkonte fare me të vërteten  unë e ndërpreva dhe e sqarova se si ka rrjedhë idea , biseda ime me dr Shaqir Shaqirin , shkresa e tij qeverisë daneze dhe reagimi i saj pozitiv dhe realizimi i vizites etj. Po të njejtat fjalë që ia kam thënë unë Xhemilit , ky me paturpësi i nxjerrë para lexuesit se kinse ai m`i ka thënë  mua   dhe kur unë paskam ”mbetur pa argumente” kinse i paskam thënë ”mirë ti e solle por kush e ktheu ”  – një gënjeshtër të tillë  dhe shtrembërim të fakteve, mund ta bëjë vetem një   njeri si Xhemil Zeqiri ( Êshtë fat i mirë që të vërteten për këtë e dëshmon dr Shaqir Shaqiri)  . Sikur Xhemili  të ishte organizator i kësaj vizite ai do të ishte shoqërues I kryeministrit Thaçi në të gjitha takimet e tij me palën daneze . Kërkoj përsëri ndjesë për mosmodesti por, në  të gjitha takimet e kyeministrit Thaçi me palen daneze nuk mori pjesë Xhemili  por  unë dhe madje pas takimit të dy kryeministrave  kam zhvilluar një intervistë rasti me kryeministrin danez Poul Nyrup Rasmussen e më vonë edhe me kryeministrin Thaçi të cilat janë emituar në radio ” Zëri Kosoves ”. Kurse Xhemili u taku me kryeministrin Thaçi vetëm atëherë kur një shok i yni i ftoi një grup veprimtaresh  ( e në mesin e tyre edhe Xhemilin ) në hotelin ku banonte  z.Thaçi.

Pra siç shihet Xhemil Zeqiri jo vetem se rrah gjoks për një aktivitet, që nuk e ka bërë,  por është aq perfid  duke më ofenduar se kinse   unë nuk marrë vesh për organizime të tilla dhe se kinse unë  paskam pasur frikë ( kujdes ) nga UDB . Si paskam pasur frikë unë nga UDB  në vitin 1999 ,kur  shumica e lejeve për demonstrata në fillim të viteve  90-ta  janë marrë në emrin tim.Si paskam frikë në vitin 1999 në Danimarkë,  kur që nga viti 1978 deri në vitin 1989 kam vepruar si i organizuar në Kosovë( në përjashtim të 4½viteve të burgut). Pastaj emri im që nga 20 08 1989 ka qenë i publikuar gjithandej si themelues i radios shqipe  në Kopenhagë për cka interesimi i ambasades jugosllave  në Kopenhagë ka qenë i jashtëzakonshëm, madje edhe vet udb  në Maqedoni  e ka pyetur edhe Xhemil Zeqirin  për aktivitetin tim.                                    

Unë dhe shokët e mi edhe pas burgosjeve shumë vjeçare në burgjet e Serbise, kemi vazhduar aktivitetin tonë në Kosovë, ku vazhdimisht kemi qenë të  rrezikuar , e ti zotëri më flet për frikë nga UDB-ja në Danimarkë!!! Turp të keshë.                                                                                                

 Por mbi të gjitha  jo unë por  kam bindjen se as një i burgosur ose ish i burgosur politik nuk ia ka frikën  organeve persekutuese .Çka do të thotë se aktivitet tona nuk qenë të rastit,por të planifikuara dhe me vetëdije të plotë.

Më tutje Xhemili Zeqiri më akuzon se unë jam herë me LDK, herë me Ilir Meten e partinë e tij, e me Sali Berishen  etj…  çka do të thotë se logjika e tij është e nivelit aq të  ultë sa  që takimet e mia për qëllim interviste  me Bamir Topin , Ibrahim Rugoven  ( gjatë vizitave të tyre të fundit në Kopenhagë )  dhe me Ilir Meten  më 28.05.2010 po ashtu në Kopenhagë  i konsideron si përcaktime dhe anime të mia partiake .Qesharake !!!

Kurse  Shyti  (si autor i intervistes ) dhe shytat si ai  edhe pse nuk mund të ngargohen për ate çka vjellë Xhemil Zeqiri  në  mediat shqiptare , mbajnë   përgjegjësi në pregaditjen e gjelles (materialit) që vjellë ai  dhe duhet patur kujdes  se Xhemil është Xhemil dhe nuk ka kontrollë  fare se kur,  ku dhe  ndaj kujt  vjellë .

Për  fund dua të ritheksoj se, reagimin e bëra për hirë të së vërtetës dhe për informim të lexuesve që nuk janë në Danimarkë, se të gjithë bashkatdhetarët këtu më njohin mua dhe poashtu edhe Xhemilin  dhe nuk e kanë vështirë tì vërejnë shpifjet dhe marifetet e tija.

Në intervistë  ka edhe gjëra të tjera  për reagim por kësaj radhe  po e lë me kaq.

                                Ibrahim Xhemajli