shqipLista e përbashkët e deputetëve shqiptarë është përgjigja më meritore ndaj kërcënimit politik të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.Kjo thirrje është bërë sot nga partia shqiptare opozitare Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e  udhëhequr nga Rufi Osmani, e cila ka dy deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.

“RDK përsërit qëndrimin e sajë konzistent se përgjigjja e vetme ndaj kërcënimit politikë të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE është garimi i partive politike shqiptare me një listë të përbashkët të deputetëve që do siguronte nga 30-40 deputet shqiptarë dhe kështu ëndrra e VMRO-së do ishte një iluzon utopikë ndërsa legjitimiteti i votës shqiptare i garantuar dhe i materializuar në dobi të shqiptarëve.  Nëse edhe kjo ofertë publike nuk pranohet, RDK informon votuesit shqiptarë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do garon e vetme duke u ofruar mundësinë që pjesë e listave të saja zgjedhore të jenë personalitete të dëshmuara intelektuale dhe kombëtare”, thekson RDK, duke promovuar propozimin për unitet midis shqiptarëve.

RDK gjithashtu shprehë keqardhje të thellë që ideja e saj për kandidat të përbashkët shqiptarë për president të vendit nuk u përfillë nga BDI dhe PDSH dhe për pasojë RDK ndaj zgjedhjeve presidenciale do mban qëndrim indiferent-pasivë duke lënë vendimmarrjen votuesve të sajë.

Kjo parti përmes komunikatës së saj fajëson dy partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH për involvimin e tyre në skenarët e partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE.

“Është për tu theksuar se ‘bojkoti aktiv’ dhe rebelimi i integristëve të BDI-së ka si pretekst inatin e tyre ndajë inatit si injorim që u bëri N.Gruevski për kandidatin e përbashkët maqedon për president që nga mosdija juridike e kishin cilësuar si ’kandidat konsensual’. Injorimi i idesë së A.Ahmetit për  kandidat të përbashkët maqedonas duhet të ballafaqon përfundimisht këtë politikan me gënjeshtrat e tija se ’gjoja shqiptarët janë shtetëformues, se gjoja gjuha shqipe është zyrtare dhe se gjoja parimi i Badinterit eviton majorizimin e shqiptarëve’.  Që kjo komedi në regjin e VMRO-DPMNE të ketë dy aktor u përkujdes kryetari i PDSH-së i cili nuk u ndal duke rendur pas mikut të tij të vjetër Mijallkovit që ta ndihmojë me kandidatin e tij partiak i cili nuk është dhe nuk mund të jetë kandidat konsesual shqiptarë, por kjo kandidaturë që do i siguron VMRO-së cenzusin prej 40% që zgjedhjet presidenciale të jenë të suksesshëm”, thekson RDK.

Por, ky propozim pritet të ketë përgjigjen edhe nga dy partitë e tjera shqiptare, BDI dhe PDSH, por edhe forcave të tjera politike joparlamentare.