Rasmussen i jep lamtumirën NATO-s
Anders Fogh Rasmusen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka lënë sot selinë e Alenacës, pas përfundimit të mandatit të tij 5-vjeçar. Ceremonia e largimit të tij është kryer katër ditë para përfundimit të mandatit, dhe para dorëzimit të postit paraardhësit të tij, ish-kryeministrit norvegjez, Jens Stoltenberg.
Në fjalimin e tij të fundit, Rasmussen iu drejtua zyrtarëve të lartë dhe oficerëve ushtarakë, si “shtylla kryesore e Aleancës”, duke i falënderuar ata për misionin e tyre, mbrojtjen e sigurisë dhe vlerave nën flamurin e NATO-s. Ai vendosi një kurorë me lule në memorialin e NATO-s, në nderim të atyre që kanë humbur jetën në misionet luftarake të drejtuara nga Aleanca.
Në fund të ceremonisë, Rasmussen falënderoi ambasadorët dhe delegacionet e 28 vendeve anëtare dhe të gjithë anëtarët e shtabit ndërkombëtar, për përkushtimin dhe profesionalizmin për ato që ai i quajti “vitet më të ngarkuara dhe më sfiduese për NATO-n”.
Rasmussen u emërua Sekretar i Përgjithshëm në prill të vitit 2009, në kohën kur ai kryesonte qeverinë e Danimarkës, duke u bërë kështu i pari kryeministër që ka marrë këtë post. Qëndrimi i tij në Aleancë ka qenë i rëndësishëm për mbikëqyrjen e operacioneve në tri kontinente, veçanërisht gjatë 2014, ku NATO u përball me agresionin rus në Ukrainë, dhe rritjen e paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme.