edi-ramaKryeministri, Edi Rama, i cili ndodhet që prej ditës së djeshme në Shkup, nis sot takimet zyrtare me krerët e shtetit në Maqedoni.Kreu i qeverisë shqiptare do të takohet sot me homologun e tij maqedonas Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, si dhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ate të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Takimi i dy kryeministrave është vazhdimësi e praktikës pozitive midis dyja vendeve për takime të nivelit të lartë.

Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, Rama do të diskutojë me liderët e shtetit fqinj për shumë tema me interes të përbashkët si për bashkëpunimin ekonomik, për rritjen e shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore si dhe për perspektivën evroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qenë i pranishëm në një darkë me dy liderët e partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

‘Darkë vëllazërore në Shkup me Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçin” ka shkruar Rama në rrjetin social “Tëitter”.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit Rama në Shkup që nga zgjedhja e tij si kryeministër i vendit.
Para mbërritjes së kryeministrit shqiptar, dy partitë e mëdha shqiptare shkëmbyen akuza lidhur me organizimin dhe pritjen e kryeministrit shqiptar.