bekim-qokuShtëpia e Alfabeti në Manastir disa herë ka qenë një shënjestër të vandalëve duke thyer dyer, dritare dhe vitrinat me dokumentacionin e Muzeut. Bekim Qoku, deputet i PDSH-së ka vizituar personalisht vetë muzeun e alfabetit dhe ka konstatuar se ky monument historik është në gjendje të mjerueshme. 

“Ai objekt kish filluar të rrënohet, fasada në disa pjesë të shtëpisë kish rënë poshtë, kishte gjurmë të grafiteve antishqiptare ku shkruhej vdekje shqiptarëve ato vetëm se ishin zhgaravit nga pak por nuk ishin shlyer krejtësisht. Muzeun unë e gjeta mbyllur, në ora 12 muzeu nuk ishte hapur, unë nuk e di pse ankohet  ditët e fundit që i ka rënë numri i vizitorëve kur vetë e mban mbyllur atë muze, pastaj problem tjetër është  gjetja nga ana e shtetit dhe forcave policore të rendit, të vandalëve, kjo nuk tregon asnjë rezultat  deri tani, nuk kemi asnjë autor të këtyre vandalizmave. Unë këtë e lexoj si inkurajim të mëtutjeshëm që të vandalizojnë edhe më tutje”, tha Bekim Qoku, deputet i PDSH-së.

“Në atë muze janë të punësuar 7 persona katër prej të cilëve janë të së njëjtës familje dhe është një maqedonas, imagjinoni një shqiptarë në muzeun e VMRO-s”, deklaroi  Bekim Qoku, deputet i PDSH-së.