PUSHTUESIT, KURDOHERË MBETEN PUSHTUES PAVARËSISHT GJUHËVE DHE FLAMUJVE QË I KANË!
Kauza shqiptare në gjysmë-Shqipërinë e okupuar që nga 1912 e gjer më tani ka qenë dhe është e pazgjidhur, e pushtuar nga dhuna dhe mashtrimet – kjo, s´ ka dyshim –dhe, nuk donë shumë mend për ta ditur e vërtetuar. Mirëpo, përkundër faktit se kjo tragjedi zgjati gjatë shekujve; shqiptarët liridashës kurrë nuk i pranuan tepër gjatë asnjërën as tjetrën -mirëpo, kurdoherë qëndruan dhe luftuan kundër pushtuesve dhe veglave të tyre qorre.
Shkruajnë: Xhemil Zeqiri-Fadil Shyti
-Pra, brezni të tëra luftëtarësh, që ishin dhe janë të vendosur të luftojnë; me pushkë e penë për mëmëdheun, mendjet e ndritura të kombit, nuk u mashtruan, as po mashtrohen nga fundërrinat dhe satrapët e kombit si Abdullah Dreni, Ahmet Zogu, Esat Pasha , Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica , Fadil Hoxha, Ali Shukriu dhe Azem Vllasi e më vonë as nga “elita” e famshme e pionierëve të Titos me në krye Ibrahim Rugovën; i cili vetëm për gati një dekadë e gjunjëzoi Kosovën Kreshnike me të “famshmen” paqe të përgjakur “gandiste” nën thundrat e Serbisë, -nën flamujt e mashtrimeve evropian; atëbotë, kur Millosheviqi bënte kërdi , si ujku në vath –ndërsa , qeveritarët e tij nga sytë këmbët ia patën mbathë drejt perëndimit ke ç´rast patën formuar dhe qeveri –si dikur Esat Pashë Toptani, në Selanik, duke e lënë atdheun nën “mëshirën” e pushtuesve gjakatarë.
-Janë ende të freskëta rrethanat e rënda që po ngjajnë si pika uji në një gotë, kur mund të bëjmë këto paralele: qeveria Fadil Hoxhës, e nxitur nga Titoja e burgosi Adem Demaçin, qeveria e Mahmut Bakallit dhe ajo e Azem Vllasit i burgosën Hydajet Hysenin dhe Ukshin Hotin, pastaj, qeveria “telegrafike” e Ibrahim Rugovës në bashkëpunim me qeverinë serbomadhe të Millosheviqit, -përsëri e burgosi, Ukshin Hotin, qeveria e Rrahman Morinës, poashtu –në bashkëpunim me qeverinë serbomadhe të Millosheviqit, e ndoqi ta burgoste Hashim Thaçin dhe Adem Jasharin, qeveria e Sali Berishës i burgosi Adem Jasharin; Zair Pajazitin Luan Haradinaj; e vrau Remzi Hoxhën.
-Të gjithë këta yje lirie, tani janë dëshmorë të kombit.
Lavdi dëshmorëve!
-Nuk harrohet gjithashtu fakti që, ky mik i Fazlliqit serbomadh i persekutoi si mos më keq -shokët e tyre…
-Ndërsa, tani, -o sa fatkeqësi që po përsëritet kjo histori e hienave shqipfolëse kanibaliste dhe renegatiste; -po një ish- i përndjekur nga Serbia, kryeministri , Hashim Thaçi me qeverinë e tij, i cytur nga “miqtë” evropianë dhe nga Serbia e ndjekin herë hapur e herë fshehur: për ta burgosur; Albin Kurtin!!!
…Këta shkretanë politikanë servilë pa hezitim po duan, që peshën e madhe të bërjes së Shqipërisë-Shqipëri, ta hedhin mbi supet e njoma të rinisë shqiptare në përgjithësi e në veçanti, mbi Albinin sypatrembur,që për vetëvendosjen e trojeve shqiptare, po e sfidon një botë të tërë anti-shqiptare.
-Fatkeqësisht, për vite të tëra po e njëjta gjë po ngjanë me Albinin tonë të madh e të pathyeshëm; ne, gjithashtu mbrojmë idenë: pse t´i dorëzohet një gjyqi, që nuk ka legjitimitet popullor dhe te gjitha veprimet sit e UNMIK-ut apo EULEX-it, i kanë treguar dhe po tregojnë fytyrat errëta se janë kundër interesave shqiptare dhe janë pushtues “me dafine” në dorë ndërsa, zjarrin mbi ne, po e hedhin prapa shpinës.
-Pra, edhe 12 vjet pas luftës së UÇK-së, kjo, “lojë djalli”, po vazhdon ende, tani me forma tejet perfide, me mashtrime të tjera ; -kinse, nën udhëheqjen e Republikës “sovrane” të Kosovës, me në krye “binomin”, Sejdiu –Thaçi, kur po shihet përditë e më qartë se, futja e trupave të huaja në Kosovë, nuk rezultoi me çlirim të plotë, por me një ri-okupim nga ustallarët mashtrues evropianë, miqve të përbetuar të Serbisë. Kufirin shqiptaro-shqiptar të cilin e theu me gjak UÇK-ja heroike, nga djem e cuca të të gjitha trojeve shqiptare, të cilët ishin betuar për ribashkimin e të gjitha trojeve tona, me Nënën Shqipëri; dhe krejt ndryshe përfundoi -gjer tani,“zgjidhja” kur kreu i Drejtorisë të Shtabit të UÇK-së, & Co , duke i shkelur pabesisht këshillat e të urtit të madh të kombit, simbolit të rezistencës, Adem Demçit, hynë në bashkëpunim me pacifistët titistë, kjo përulje do t´ju kushtonte pastaj shqiptarëve të Kosovës dhe më tej, me një humbje të madhe diplomatike që zor se, po i shihet fundi…
Në Rambuje diplomacia shqiptare e mori tatëpjetën dhe rrokullisjen e madhe për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Ndërsa, në Vjenë e vulosi kapitullimin e saj me ndarjen e Kosovës, sipas “recetës” së decentralizimit.
-Pra, prej asaj konference famëkeqe , të shkurtit të zi, 1999; “politikanët dhe diplomatët “ shqiptarë aty u bën shërbëtorë të mjerë të një pushtimi perfid të “ri” ndërkombëtar nën “shpatën”” e diktatin e Rezolutës 1244 , -tani jo vetëm Serbia por çdokush po mundet i lirë të vij në Kosovë që të sundojë, të plaçkitë t´i ofendojë shqiptarët në shtëpi të vet, pra në këtë gjysmë Shqipëri, që u derdh gjaku shqiptar nga bijtë e bijat më të mirë nga të gjitha trojet shqiptare.
-Se, çfarë shtypje diskriminimi dhe idiotizmi pushtues po bëhet ne Kosovën Shqiptare; më qartë se gjithçka e tregoi me demonstrata e Lëvizjes Vetëvendosje e 10 shkurtit 2007 , kur policia vrastare e UNMIK-ut, qëlloi me armë mbi demonstruesit e pambrojtur shqiptarë dhe më skandalozja ishte dhe mbeti fakti që, edhe pas ardhjes së EULEX-it, në fuqi mbeti gjykimi I Albin Kurtit i montuar tejet me cinizëm nga UNMIK-u që ne fakt pat abortuar, pasi Kosova bë “shtet sovran” dhe për të do të “vendoste” gjykata e Kosovës!!!
Albini, tashmë u bë një simbol i luftëtarit të paepur i cili si Prometheu, lufton kundër padrejtësive të një bote të tërë cinike dhe vrastare, që është ngritur kundër VETËVENDOSJES së kombit shqiptar; që të jetoj i lirë, i përparuar dhe i ribashkuar me trojet e veta.
-Pikërisht, për faktin që po përpiqen ta gjunjëzojnë Albinin dhe L. V, me mashtrime e dhunë ; ia hedhin mbi shpinë akuzat tejet të pabaza as ligjore as njerëzore. Mbajtja e gjashtë seancave gjyqësore në Prishtinë -pa praninë e tij dhe pa avokatët mbrojtës, pa e harruar dhe farsën tyre poshtëruese të politikës së sotme “kombëtare” dhe ndërkombëtare e ka internacionalizuar këtë ndjekje shtrigash!
Tani, kur po i shkruajmë këto radhë, -për të verifikuar e parë ngjarjet nga afër në Prishtinë ndodhet delegacion nga Danimarka i përberë me Vagn Rasmmusen dhe euro- deputetët danezë , Søren Sønegord, euro deputeti Holabdes Erik Majer, është me interes të dihet fakti për lexuesit se këto ditë, Vogne në telefon na raporton, se:
“ Ky gjykim është vetëm një farsë dhe ka vetëm vijë politike dhe Albini ka plotësisht të drejtë”.
-Pikërisht tani më tej “po i hiqet peta lakrorit”, kur ish- i burgosuri politik që nga koha kur ishte i mitur po kërkon nga institucionet e Kosovës që, të distancohen nga e kaluara kriminale e atyre shqipfolësve që vepruan përkrah regjimeve kriminale ish-Jugosllavisë dhe ishin puthadorët dhe mizorët e kombit shqiptar , nën urdhrat e Serbisë:-këta tradhtarë me damka të demaskohen dhe dënohen “për së gjalli” e për së vdekuri…
-Këta spiunë dhe ekzekutues krimesh e turpesh të shkarkohen sa më parë nga pozitat e tyre që i kanë në institucionet e sotme të Kosovës. –Shih, kjo kërkesë e tij e drejtë, po i mohohet pa asnjë bazë ligjore dhe njerëzore.
Kinse, sipas arsyes , që “ne duam të ecim vetëm përpara pa u kthyer prapa, në të kaluarën”!
Po, tani shtrojmë pyetjen: si mund të ecet përpara me zorrë e zinxhirë nëpër këmbë?!
-Çka e bënë çështjen dhe më të pazgjidhur është fakti që, kjo JO e mjerë i thuhet nga devijatorët me damka në Konferencat ndërkombëtare; Rambuje, Paris dhe në Vjenë…
-Kjo JO e mjerë po i thuhet nga ish-shokët e tij që dikur i kishte përkrah në betejat e luftës heroike, si themelues i UÇK-së.
-Kjo po shihet qartë se me cinizmin dhe mbytjen e arsyes si pjellë e frikës së tyre për humbjen e pushtetit pa shtet–po e vërtetojnë katërçipërisht; sa shpejt i kanë harruar zotërinjtë qeveritarë dhe aleancistët “opozitarë”, të Kosovës “së pavarur”, kohërat errëta të robërisë, vuajtjet e tyre dhe të breznive të tëra për gati gjysmë shekulli nga thundrat e krajlëve okupatorë sllavë e jo sllavë.
-Nga njëra anë ditë e natë bëjnë zhurmë për integrime evro-ballkanike, nga ana tjetër qesin kufi-zinj në mes kombit shqiptar.
-Duke u bazuar nga ky fakt dhe një mal me fakte të tjera, po shihet qartë se ata nuk erdhën në Kosovë “t´i përmirësojnë gabimet evropiane” ( të tyre); gjatë historisë, por përkundrazi erdhën dhe i gjeten dhe i shtruan politikajtë si dele te buta që pranojnë çdo lloj “gjelle” si ajo Rezuluta famëkeqe 1244 apo Paketa e antishqiptarit më të përbetuar evropian, pasardhësit të Greit; finlandezi Athisarit.
Vetëm Lëvizja Vetëvendosje, me kohë e ka paraqitur dhe sqaruar e kuptuar misionin se, ne shqiptarët nuk jemi kundër institucioneve ndërkombëtare; këtë e ka deklaruar shumë herë –kjo organizatë rinore me mbështetje të fuqishme popullore; ashtu siç e ka theksuar shumë herë edhe simboli i shqiptarizmës, Adem Demaçi :
”Kërkojmë nga miqtë tanë çlirim dhe jo mëshirë, se shqiptarët nuk kanë nevojë për demokraci të rrejshme; por kanë nevojë për liri të vërtetë; sepse, pa liri të vërtetë nuk ka as demokraci të mirëfilltë”
Nëse dikush kudo qoftë dhe kushdo qoftë përpiqet ta mbulojë me demagogji por, kjo vetëm mundet të quhet demagogji; kjo demokraci do të dështojë, ashtu siç ka dështuar në shumë vende të Ballkanit të sotëm “demokratik”, në Serbi, Maqedoni, Greqi dhe në Shqipëri”.
Ne, duhet të bëjmë këmbëngulje me vendosmëri të madhe që të mos lejojmë të na mohohen të drejtat NACIONALE DHE SOCIALE.
Ne, nuk duhet lejuar gjithashtu, as përçarjet fetare sipas feve dhe sekteve të ndryshme; për faktin që këto mosmarrëveshje të vogla në dukje: sepse, ato ka rrezik që pastaj, -më vonë të bëhen hendeqe të pakapërcyeshme ; dëshmi për këto rrugë pakrye janë vringëllimat e armëve në vendet e ndryshme , atje ku feja është futur n´ mes popujve apo në gjirin e një populli -si “mollë sherri”; kujtojmë Irakun, Somalinë, Pakistanin etj…
-Konsiderojmë që, këto konflikte fetare as na duheshin, as na duhen kurrën e kurrës! Kjo, përçarje fetare nuk shpjegohet me asnjë shkak apo arsye!
-Kurrsesi, për asnjë çast të mos e harrojmë amanetin madh të ideologut tonë kombëtar, Pashko Vasës , i cili në poemën madhështore atdhetare O, moj Shqypni, shhkruante :
“Mos t´i shikojmë kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit, është shqiptaria”!
Danimarkë-Suedi
22. 04. 2010