Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dy partitë kryesore në opozitës kanë nisur përgatitjet për stinën e protestave të lajmëruara fundvitin e shkuar.

Burime të Ora News, në dy kampet politike bënë me dije se protesta e parë pritet të mbahet me 15 janar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një tur takimesh me struktura në rrethe ku në qendër është diskutimi për protestat në rrugë.

Dy forcat politike kanë programuar takime në rrethe deri në 12 janar.

Degët janë udhëzuar që të marrin masa për pjesëmarrje masive.

Sesioni parlamentar në dhjetor të vitit të shkuar u mbyll me protesta të opozitës, kundër zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të përkohshme.

Dy do të jenë çështjet për të cilat opozita fton qytetarët të protestojnë, varfëria dhe ikja e Edi Ramës.