Prishtina – qyteti më i ndotur në rajon

Prishtina mbetet vendi më i ndotur jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Kështu është thënë në debatin e Forumit 2015, me temën “ Sfidat e planifikimit dhe zhvillimi urban përball integrimit evropian”, ku fokusi më madh ishte tek plani rregullativ urban, dhe ndërtimet e egra të cilat e kanë ngulfatur kryeqytetin. Ndërsa anketat e zhvilluara në debat kanë treguar se përgjegjëse për këtë janë institucionet komunale dhe ato qendrore, që nuk kanë punuar sa duhet për të ndryshuar realitetin. Kurse Luan Shllaku nga KFOS, i cili ka moderuar këtë debat ka kërkuar që gjendja në udhëkryqe të rregullohet, në mënyrë që mos të ndodh edhe një humbje jete në to.