Princi britanik Harry ndahet nga e dashura
Çdo dalje në publik e princit Harry me të dashurën e tij Cressida Bonas, ishte një shenjë se ai ishte i vendosur t’i propozonte të dashurës së tij prej dy vjetësh. Por dje u raportua se çifti është ndarë miqësisht dhe do të ndjekin rrugë të ndryshme në jetën e tyre… të paktën për tani. Ndarja mund të ketë ardhur prej mungesës së gatishmërisë së Cressida, e cila më herët është shprehur
se nuk kishte plane të martohej në këtë periudhë. “Është shumë, shumë e trishtuar që ata kanë vendosur të ndahen,” tha një burim i afërt me çiftin.