Defektet qe duhet korrektuar janë evidentuar në Kushtetutën e Kosovës, më pak se tre vjet prej hyrjes në fuqi të saj. Ka konsensus të gjerë midis subjekteve politike se korrektimi duhet nisur menjëherë pasi të fillojë punën legjislatura e ardhshme. Ndërrime qe duhet bërë u referohen sistemit zgjedhor dhe mënyrës së zgjedhjes së presidentit. Të tjerat tash për tash nuk përmendën.

Arsim Bajrami, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, i ka thënë “Kohës Ditore”, se Kuvendi i ardhshëm qe do të themelohet pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit ka kapacitet të plotë legal dhe kushtetues për të shqyrtuar mundësin e këtyre ndërrimeve