image
Partia për Prosperitet Demokratik ka akuzuar zyrat e ndërkombëtarëve në Maqedoni për sjellje destruktive dhe ndërtim të njëanshëm të shtetit. PPD me këtë rast ka kërkuar që urgjentisht të ndërpriten këto tendenca, të cilat siç u tha në konferencën e sotme për shtyp, mbulohen nën emblemën e strategjisë integruese të Gruevskit dhe zyrave të ndërkombëtare në Maqedoni. Sipas nënkryetarit të kësaj partie Ilir Luma, institucionet ndërkombëtare janë treguar të shurdhër ndaj reagimeve të PPD-së.
“Për fat të keq, rrumbullaksimi i proektit Shkupi 2014 dhe strategjia e ashtuquajturës arsim të integruar, bartës i së cilës është OSBE-ja, që në fakt u tregua si strategji për destabilizim të proçesit mësimor tek shqiptarët, pra u tregua si një proekt ku legjitimohet, ne një formë klasike, kolonizimi kulturor, ekonomik dhe politik, dhe legjitimimi perverz i nacionalizmit gjenocid maqedonas.  Duke konstatuar se Qeveria dhe agjencionet e saja ndërkombëtare dhe zyrat e Unionit Europjan në Shkup, si dhe OSBE-ja, me kokëfortësi dhe me veprim të njëanshëm nuk janë duke I stopuar këto tendenca, PPD-ja inicon Ankesë në Komisionin Europjan, në të cilën kërkohet të trajtohen shkeljet në të Drejtën Europjane pothuajse në mbi 20 ligje të të ashtuquajturës document i Ohrit”, deklaroi Ilir Luma, nënkryetar i PPD-së