Organizata joqeveritare “Realiteti”, përmes një konferencë për shtyp deklaroi se, politika e antishqiptare e kryeministrit, Nikolla Gruevski nuk ka të ndalur.

“Politika antishqiptare e Gruevskit nuk ka të ndalur. Tani ajo tregon fytyrën e vërtetë të saj ku kjo politikë e tij gjen zbatim edhe në sistemin e larte arsimor. Një nga kushtet e dhëna nga Bashkimi Evropian për integrime janë reformat e mirëfillta por JO edhe reforma për dezintegrim dhe diskriminim të studenteve shqiptar”, u tha në konferencën për shtyp të organizatës Realiteti.

Kjo organizatë prezantoi një fletëparaqitje nga Fakulteti i i Ekonomisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup ku përmenden të gjitha nacionalitetet përveç atij Shqiptar.

“Kjo fyerje serioze paraqitet si vazhdim i politikës më antishqiptare të parë ndonjëherë nga ana e Kryeministrit Gruevski. Ky veprim shovinist dhe tendencioz i ngjan politikave te ish Jugosllavisë për eliminimin demografik të shqiptarëve dhe sot ate e bën një institucion akademik që injoron studentët e vet”, u tha më tej në konferencë.

Realiteti apelonë te gjitha subjektet qofte ato në qeveri , qoftë ato jashtë saj të luftojnë për parandalimin e kësaj politike të pahijshme që lëndon shqiptarët por njëkohësisht qytetarët e Republikës së Maqedonisë që kontribojnë për mirëqenien e këtij shteti aq sa kontribojnë qytetarët e peërkatësisë etnike maqedonase. (INA)