Në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë është ndaluar Agron Haradinaj, kusheriri i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, njoftoi agjencia e lajmeve INA.

 Haradinaj është ndaluar në pikën e kalimit kufitar rreth mesditës, derisa po kalonte kufirin e Maqedonisë. Si[ mëson gazetari i agjencisë INA, shtetasi i Kosovës, Agron Haradinaj është ndaluar me pretekstin se kërkohet nga Gjykata Themelore e Ohrit, për sqarime rreth një aksidenti komunikacioni. Burime nga pika kufitare Qafë Thanë kanë bërë të ditur se Haradinaj është dërguar në drejtim të Ohrit, ndërsa priten hollësi nga SPB e Ohrit lidhur me ndalimin e shtetasit të Kosovës. (M.L/INA)