Pogradec, 5 viktima në minierë
5 të rinj janë bllokuar në minierën e Beragozhdit në Pogradec dhe dyshohet që të gjithë të kenë humbur jetën. Policia nxori nga galeria trupat e dy viktimave mëngjesin e të premtes. Të rinjtë kishin hyrë në minierë për të nxjerre skrap, nga mbetjet e minieres se qymyrit që kishte dale nga funksioni prej vitesh. Policia gjeti te parin pajetë Edison Hamollin 23 vjeç. Te rinjte e tjere ne miniere, Nertil Hamolli 25, Ledjon Hamolli 24, vëllezer të Edisonit dhe dy vellezerit e tjere, kushërinj të tyre, Sazan Hamolli 24, Arjan Hamolli 29 vjeç.
Viktimat jane qe te gjithe nga fshati Dardhas i Pogradecit. Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë.
Sipas nje njoftimi te Repartit te Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave tragjedia ndodhi mbremjen e të mërkurës. Ky repart eshte njoftuar ne oren 23:00, se disa persona kanë mbetur të bllokuar në ish-minierën e qymyrit në Dardhas të Pogradecit. Është konstatuar se në minierën, e cila rezulton të jetë pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh, disa persona kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale ndërsa kanë marrë me vete edhe një gjenerator me benzinë. Gjatë punës së gjeneratorit është prodhuar sasi e konsiderueshme oksid karboni, e cila është përhapur brenda galerive. Trupat e viktimave jane duke u kerkuar ende neper galerite e kesaj miniere te braktisur.
Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja, Prefekti i Qarkut, drejtuesit e RISHM-it dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet edhe për të sqaruar rrethanat e plota.