image

Zgjedhja e 5 këshilltarëve shqiptarë në 5 komunat belge është sukses në vete që shpreh shkallën e lartë të integrimit të komunitetit shqiptarë. Të gjithë fituesit janë të lindur dhe shkolluar në Belgjikë dhe e flasin mirë gjuhën shqipe dhe kanë relacione me komunitetin shqiptarë në Belgjikë

Ferid SHEHU, Bruksel

Nermine Kumanova ( PS) fitoi 1151 vota në Namur, Burim Demiri FDF Lista e kryetarit Clerfayt në komunën Schaerbeek të Brukselit fitoi 696 vota, Amet  Gjanaj (PS) në komunën  Molenbeek të Brukselit fitoi 1009 vota, Fatmir Limani (PS)në komunën Koekelberg të Brukselit fitoi 325 vota dhe Lulzim Mustafa (PS) në qytetin Huy fitoi 340 vota.

Kandidatet tjerë që nuk arritën me fituar vota të mjaftueshme me u zgjedhur këshilltarë komunalë ishin:

1. Në Schaerbeek partia MR :Durak Duraku i fitoi 111 vota, Shefket Kas (Gashi) i fitoi 140 vota, nga partia CDH Hakan Ballkan (Tirolli),i fitoi 271 vota.

2. Në komunën Evere kandidoi e reja Ardita Rugovaj, e cila fitoi vetëm 73 vota, te partia MR ne Evere Petrit Gjoni dhe Egzon Gjoni i morrën nga 34 respektivisht 30 vota.

3. Në komunën Jette të Brukselit, kandidoi Behar Sinani në listën e burgmestrit (kryetarit) ai fitoi vetëm 175 vota.

4. Në komunën Bruxelles Ville, partia CDH e  kandidoi zonjën Lirie çiku, ajo fitoi 103 vota. 5.Në komunën Koekelberg Partia Socialiste (PS) poashtu e kandidoi vajzën e  re  Ornela Prifti ajo i fitoi 138 vota që nuk i mjaftuan me u zgjedhur këshilltare komunale.

6. Në qytetin Namur kandiduan edhe  Fatlinda Ismaili, (PS) e cila fitoi 416 vota por nuk i mjaftoi me fituar sikur edhe Adnan  Rexhepi (CDH)në Namur i fitoi 355 vota.

7. Në qytetin Huy kandidoi edhe i riu Flamur Vitija, i diplomuar në shkencat politike, ai  i fitoi 207 vota që nuk i mjaftuan me fituar.

Zgjedhja e 5 këshilltarëve shqiptarë në 5 komunat belge është sukses në vete që shpreh shkallën e lartë të integrimit të komunitetit shqiptarë. Duhet thënë se do fitonin edhe më shumë po të punohej në ekipe, trimi mirë me shumë shokë nuk thuhet kot kjo fjalë popullore. Andaj edhe fituesit duhet të anëtarësojnë në partitë e veta shokë dhe shoqe të veta shqiptare, dhe aty të filloj ndikimi pozitiv e pastaj në zgjedhjet e ardhshme regjionale dhe federale belge mund shkohet me projekte konkrete¨.

Fushata e ekipit Burim Demirit në Schaerbeek, dha suksese dhe është shpresëdhënëse meqenëse në Skarbek jetojnë 3- 4 mijë shqiptarë dhe aty janë: FC Kosova, Busti i Skënderbeut, shumë klube të shqiptarëve, dy xhamia shqiptare, librari, dy mjeke shqiptare, dy agjenci udhëtimi etj.

Partia Socialiste frankofone belge i kandidoi 7 belgo-shqiptarë dhe prej tyre 4 fituan, ishte indikative pjesëmarja në fushatë të Nermine Kumanovës në Namur , e  ministres për shëndet në qeverinë e Walonise, Elian Tillieux, e cila edhe ishte kryesuese e listës dhe disa herë kontaktoi me komunitetin shqiptarë në Namur meqë rast u krijua edhe një afri dhe miqësi  e pëlqyeshme mes tyre. Poashtu edhe Laurette Onkelinx ministre e shëndetit në qeverinë federale belge, ishte në një tubim zgjedhor me komunitetin shqiptarë në Skarbek, ku i porositi shqiptarët që të integrohen mirë në shoqërinë belge, por edhe mos t’i harrojnë rrënjët e veta, pra mos ta harrojnë gjuhën, kulturën dhe identitetin e vet, origjinën e tyre.

Fituesit e zgjedhjeve : Burim Demiri, (Schaerbeek) (ka mbaruar shkollën e mesme superiore) dhe Nermine Kumanova,Namur, ka mbaruar Fakultetin Ekonomik),të dy Burimi dhe Nerminja e kanë origjinën nga Kumanova, Amet Gjanaj,Molenbeek, ka mbaruar fakultetin ekonomik)e ka origjinën nga Kukësi dhe Fatmir Limani( profesor artistik) nga Shqipëria. Dhe fituesi i fundit Lulzim Mustafa  e ka mbaruar shkollën  e mesme dhe e ka restoranin e vet në qytetin Huy, Lulzimi e ka origjinën nga Presheva. Të gjithë fituesit janë të lindur dhe shkolluar në Belgjikë dhe e flasin mirë gjuhën shqipe dhe kanë relacione me komunitetin shqiptarë në Belgjikë.

Dhe në fund fare shpresojmë se nga këto zgjedhje komuniteti shqiptarë në Belgjikë do nxjerri mësime në mënyrë që në zgjedhjet regjionale të vitit 2014 të fitoj një apo dy deputet në parlamentin e Ra Brukselit apo Walonisë. Komunitetet tjera: italianët, turqit, marokanët, kongolezët tashmë  kanë deputetë regjional, federal, bile edhe ministra por edhe  kryeministri belg Elio Di Rupo, ka origjinë italiane.