Pesë eliksiret e rinisë së përjetshme
 Ushqimet dhe pijet mund te japin një ndihme për tu mbajtur ne shëndet te mire dhe për te qene i ri. Ne veçanti ka disa pije qe luftojnë radikalet e lira dhe oksidimin qelizor. Uji është sigurisht shume i rëndësishëm për mirëqenien e trupit dhe për funksionin vital te organizmit, por nuk është e vetmja pije si një eliksir i vërtet bukurie, për te luftuar plakjen qelizore ka dhe shume te tjera.
1- UjiÂ
Është komponenti me i rëndësishëm i organizmit i cili duhet rinovohet rregullisht, nevoja minimale është 1.3-2 litra ne dite. Hidratimi optimal ndodh kur konsumohet gllënjka te vogla gjate ditës, ndërsa nuk është e këshillueshme te konsumoni shume ujë ne pak kohe duke mos konsumuar me për ore. për me tepër është mire te konsumoni ujë me temperaturën e ambientit.
2- Çokollata e ngrohte
Te mirat e çokollatës fondente janë te njohura, çokollata është e pasur me antioksidante, ne veçanti me një flavonoide i cili mban elastik muret e enëve te gjakut dhe redukton demin oksidues te yndyrave. Doza e duhur është një tas çokollate ne muaj.
3- Qumështi
Është një ushqyes mik i lëkurës sepse ndihmon për ta hidratuar atë, për ta bere me kompakte dhe te shkëlqyeshme, fal vitaminës B8, e cila stimulon qelizat për tu përmirësuar, dhe vitaminës K6, e duhur për te luftuar papastërtitë e lëkurës. Për me tepër kalciumi parandalon osteoporozën. Kështu qe qumështi duhet te konsumohet jo vetëm ne mëngjes.
4- Vera e kuqe
Është e pasur me resveratrol, një antioksidues i fuqishëm i njohur për te ndaluar formacionin e pllakave arterosklerotike ne enët e gjakut, duke reduktuar shfaqjen e shqetësimeve kardiovaskulare. Për me tepër ka një aksion mbrojtës ndaj Alzheimer dhe sëmundjeve te tjera degjeneruese te sistemit nervor. Është e rëndësishme te konsumohet me moderim, për te mbajtur mend se për te mbuluar nevojën qe ka organizmi për resveratrol është e mjaftueshme një gote vere pas buke.
5- Çaji jeshil
Është pija me e pasur me antioksidant. Antioksidant te duhur për te parandaluar formacionin e radikaleve te lira. Redukton nivelet e kolesterolit dhe trigliceridet ne gjak dhe ushtron një aksion mbrojtës ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Një filxhan çaji ne mëngjes është me te vërtet një eliksir i rinise dhe shëndetit.