Për Kodoshin ardhacak nën rrapin e Çarshisë së Shkupit – Musa Lamallari
Çdo herë i kam dëshiruar piramidat. I kam vizituar gjithë andej botës, ku gjenden. Për shtatë vjet, në Kajro e kam pasur çdo vjet nga një takim: erdha… dhe erdha dhe, prapë erdha…!? Në takimin e fundit qajta me lot shpirtit, në shtratin e mëndafshtë të Shehrazades. Vetëm një person, ndjekës, “xhasus” i kolegëve të tij, kodosh, përvers, që shkel shkinisht aty ku mundet, që fshehet se është i dehur me raki rrushi kur luan rol spiuni, që lëngon nga frika, nga verbëria e shpirtit, sepse robëria e tij qëndron mbi shpirtin dhe jo anasjelltas. Mund ta kishte dëgjuar Sheherzaden, por jo edhe ta kishte përjetuar. Tani, i them atij, kici gishtërinjët me mllefin tënd, dehe kokën me wotkë ruse akoma më shumë, në vend të viagrës së nobelistit tonë Ferid Murad. A nuk është edhe ky sulltan shqiptar me emër Murad nga Maqedonia? Ky shkrimtar, që sillet si palaço, i verbëruar me një baba Tomorr në shpirt vetëm së dëgjuari, që asnjëherë nuk mund ta ketë në prehër bukurinë e Kleopatrës. Ku e di ai se çka është Kleopatra! Nuk ia di edhe pishinën, ku ka bërë not trupi i butë i saj. A nuk janë 17 ujëra spring të nxehta sa 17 vjetë larg, kur nga Konispoli pata vulosur një ëndërr të së nesërmes? Një ngjarje që më zbardhi mua dhe të tjerëve shpirtin – më bardh se bora në vitin 2008! Ku të ha palla ty për vitin 2008 me mjekrrën si drazholl dhe raki smederfska, që krejt raca arbërore e Karadakut do ta pshurrin kufomën tënde të qelbur midis Shkupit!
A nuk janë lulet e Zhenevës pa erë dhe njerëzit pa nder? Nuk e kam thënë unë. E ka thënë Cajupi, “po kthehem te vendi ku lulet kanë erë dhe njerëzit kanë nderë!” Nga Heliopolisi i tij, unë e kam kënduar në shtratin tim Bletën Shqiptare të Thimi Mitkos, kur ti, si i krisur, me ferman Beogradi, ke vrapuar katund nëpër katund për t’i mësuar nxënësit shqiptarë me poema të Desanka Maksimoviqit, por kurrë s` ta kanë marrë në dorë, ta kanë pshurr letërsinë sllave me një fjalë: “nuk ka hyjni tjetër, përveç Allahut”, ngase kanë qenë sulltana me shpirt, pse shpirti i tyre ka qëndruar çdoherë mbi robërinë, kanë pasur ndjenjë superiore dhe thërrasin sot rrugëve të Shkupit: “Allahu Ekber”.
Nga 170 spiunë të Millosheviqit, medoemos nja 70 shqiptarë duhet të kenë qenë nga Maqedonia. A mendoni se gjithë njerëzit janë të marrë, që të mendojnë se Millosheviqi kapuqzinjët e Shkupit i ka trajnuar për kurvallëk të shpirtit. Nuk e kap logjika, ngase s` kanë ditur as shkrim, as lexim, kanë ditur edhe pranuar vetëm fjalën “Allahu Ekber dhe Shehadetin”? Kurse raki kurrë n`sofër s` kanë venduar, por i janë lutur Zotit me “bismilah”. Kanë pirë çaj mali, që ka prodhim të Taxh Mahallit nga India, por ty, o i vetvrarë me virus të serbit, të duket se është i rusit, se akoma të vije era e zxhebur prej shkavellizmit, ku epitafin tënd etërit e tu nga Beogradi kanë për ta shkruar mbi varr me nja dy-tre veta në ceromoninë mortore, jo më shumë “bio nash junak, ali nije uspeo, zalosno!”.
Të parët e mi, ku jam rritë, kanë shtypur kokrrën e kafesë në filxhanin prej bronzi, xhezve ornamenti kanë shtruar në Vjenë për herë të parë. Mbaje mend, mirë, oj zxhebe e shkavellizmit! Të parët e mi nuk iu kanë nënshtruar asnjë pushtuesi, as sot nuk ua pshurrim ligjet, kurrë s’kemi paguar taksa se kem jetuar me këngë burrnie e, jo si ti me këngë “pusti pusti modu”. Kur kam dëgjuar muzikë tradicionale – kombëtare, si këngën e Qyqes, Dem Ahmetit, Selman Kadrisë, Qana – Kalasë, Urën e Shenjtë, etj, ti ke dëgjuar Lepa Brenën e Needa Ukraden-in. Kam ditur përmendësh Mevludin shqip të Tahir efendi Popovës. Atëherë kur ti dhe të tjerët, si sorrollaku yt keni dëgjuar muzikë sllave pa pushuar! Ku e di ti, me mjekrrën si drazholl, se çka janë këngët kreshnike?
Kush ka shkruar shumë vjet përpara për piramidat, që do të ndërtohen në Shkup, kur liderët shqiptarë përjetonin metamorfoza në labirinthët e korridoreve të piramidës së Keopsit, që ka qenë e Kiros. Kush ka thënë “kriptografi është viti 2001 dhe shifër është numri 19” shtatë vjet përpara prej në Jabollçishtë? A nuk e ke menjëherë në fjalinë pas “shpirtrat e skllevërve shkruajnë: 1999 shqip!” A ke harruar ti, o vjedhës i shkronjave shqipe, pse kërcejë nga viti 2001 në vitin 1999? Ti e di se çka ndodhi në vitin 1999? A ishin 16 shtete (plus 3 në 50 vjetor) u bënë 19 dhe e sulmuan kupellën e magogëve në Beograd, aty ku shpirti yt është i kryqëzuar si kodosh nga jashtë. Ti e di, kur përmendësha, kaptinën e Hekurit, ëndërr për të nesërmen “do të kalojnë dy etapa 2001 – 2008”, fq 56. Ju krejt e dini se çka ndodhi me 17 shkurt të vitit 2008. A mos keni dëshirë edhe tjerat gjëra t`jua vizatoj? S` kam kohë. As luks të jetës për një gjë të tillë. Jemi në etapën përfundimtare: “2008 – 2015”, po aty, kështu them, prej në Konispol 17 vjet përpara përballë një ishulli, që këmba jote kurrë s`ka shkelur! Ju tjerët, nëse doni ta dini, kush jam unë: Lexoni në faqen 66 “2001 Fundi i Botës”! Nuk jam i falimentuar as materialisht, as moralisht si ky farë kali, që ka ngrënë vetëm taxhi serbe e, që ka sëmundjen e Ebi Lehebit në veshët e tij me plot tul si Danjolli i Sherkës. A e di ti, kush ka qenë Ebi Lehebi, o i mjerë?
I mallkuar qoftë Ebi Lehebi dhe, do të mbetet sinonim për të gjithë ebi lehebat tjerë! Dhe si ti, që s’ke guxim, asnjë sekondë të më shikosh në sy, o kodosh i Krusheviqkës! Unë e kam hixhretin, vendin e bukur në Londër, shëtis në të gjitha anët e botës. Jetoj me GO MOB dhe kam harmoni shumë të mirë në jetë. Po ku e di ti se çka është GO MOB? Mos përmend FB se unë për ty dhe të tjerët kam perandorinë time në telat e rrymës që ta shtrydhin trurin si në inkuzicionin belg. Po çka ke ti, oj zxhebe e serbisë me mjekrrën si drazholl, amani të qoftë, mos ia humb bukurinë çarshisë së Shkupit, edhe toka qanë kur këmba jote si “dushman” (armik) i fesë së Allahut e shkel pamëshirshëm me tradhti, pasi ia ke prishur kutpimin fjalës së bukur të gjuhës shqipe me përdredhje e spiunllëk, vet botues, vet shkrimtar, vet me ëndrra e halucinacione për të qenë i madh, e s’je, asgjë, veçse një bërrllog, një qen endacak si shumë qen tjerë, që duhet të vaksinohen, në mënyrë që të mos e përhapin virusin e shkavellizmit në letrat shqipe, ngase në jetën aktive koçet i ke sa të një gjeli kukurez!
O, sa të marrë që jeni, kur mundoheni të fshiheni në germat shqipe me shqiptarizëm, por ju duket egjra në lule të ballit, që tregon se lëngoni nga shkollat serbo-ruse dhe qani me lot krokodili duke fyer pse po ua këpusim, me emer të Zotit edhe damarët e fundit të shkavellizmit. Ah, mulla Idriz Gjilani, rahmet të pastë shpirti, po bukur e ke thënë: “çka janë këto tarafe, çka janë këto shkije veshun shqiptarçe”!
Kam pasur edhe hidhërim, dhembje, për njerëzit e mi, por ka qenë jashtë fuqisë sime. A s` kam thënë: ”Qoftë vështirësia juaj Fat në vitin 2001!” E sa vlenë një thirrje e imamit në jetë? fq. 53. “ Kam ikur në Afrikë dhe kam shetitur rreth malit Kilimangjaro (Tanzani dhe Keni) kur enveristi, katundari yt nisi mashtrimin e radhës në mesin e njerëzve të mi në Karadak se: “do t`ua sjell bashkimin”. A s` kam paralajmëruar 7 vjet më parë: larg nga veremlinjët e kuq! Afër është viti 2001. Po aty.
Ku e ke “tagutin” e Irakut, mikun e magogëve serbë? Në cilin kat të ferrit të Dantes gjindet. A t`është shitur ndonjë kopje e librit “Një mijë e një Net” i Sadamit. Ku e di ti lezetin, siç e di unë, të Një mijë e një netëve, këngën e Umu Kulthumit, në tym të nargjiles, Flaka 92, kur asnjëherë këmba jote s’ka shkelur në ato vende. A nuk ka qenë edhe kjo punë me librin e Sadamit një mision dreqi i shkollave të magogëve serbë, që ty ta kanë lënë emrin kodosh nga jashtë për t’u thënë shqiptarëve se Sadami ka qenë njeri i mirë. Po ti pi sorra mendët edhe po e boton edhe ndonjë të Gadafit, more mjeran?
Unë në ball ta kam lexuar kodoshllëkun, por asnjëherë s’më ka bërë përshtypje se mund të bëjë edhe gjeli diçka më shumë, ndaj nuk jam marrë me ty, ngase si ti, që je para vdekjes ka edhe shumë tjerë. Unë çdoherë e ruaj rebelimin tim në melodinë e Zotit. Jam i pastërt si uji i lotit të Zelihasë. Unë kam pi ujë te 12 çeshmet e hazreti Musait në Sina! Edhe e di shijen e ujit të Sharrit, por më i ëmbël është uji Zem- Zem, por akoma më pitoresk është vendi i ujit “Te syri i Kaltërt”.
Unë shkruaj, sepse kam shkruar me kohë, o teveçel! Babait tim nuk ia ka nëpërkëmbur anëtarët e familjes shkavellizmi, kurrë hiq, ashtu pa shkollë, në shtëpi as TV s` na ka venduar mbi tavolinë, nga frika se mos po iu marrim lakmi shkijeve, as terme maqedone s` kemi përdorur. Vetëm një gramafon e kemi pasur sa për ta dëgjuar retorikën e diktatorit Enver Hoxha, për t`i dëgjuar këngët kreshnike të Dervish Shaqës, zërin e bukur të Fatime Sokolit, ndërsa në orën 18.00 kemi pritur me padurim Zërin e Amerikës. Unë jam Mjak, që ti njeh brez pas brezi shumë emra, deri te i pari i krasniqëve, por kurrë letra s`kem mbajtur në shtëpi, e kemi ruajtur në tela të çiftelisë dhe sharkisë krenarinë dhe nderin e shqiptarisë.
A e di ti se në kodrat tona, këmbë shkau, por edhe e asnjë pushtuesi, kurrë s’ka mundur të shkel. Ti kapesh për mbiemër se s’ke tjetër ku të kapesh, o qyqar. Kapu mirë, mbaju, pëlcit dhe bërtit si Tarzani në rrotullisje, dhe kuptoje se ku po du ta them që të kapesh (hahaha). Mbaje mend se ka Mjak në Shqipëri, në Shipkovicë, Karadak dhe gjithandej tokave shqiptare, ka në SHBA, ka në Kanada, ka në Londër edhe në Europë, ka Mjak “Lam – Lam” Lamallari, në Iskenderum të Turqisë, rrugës për në Mekë. Rrënjët tona janë aq të thella dhe degët aq të larta, po aq sa kanë qenë ëndrrat e Lekës së Madh. Nuk e kemi adet ne të pimë raki, ngaqë na duket sikur të jemi shkije. Ik, shporru, o teveçel, mbështillu me pampersat e Gruevskit duke ju marr erë ashtu i dehur me raki në gojë.
P.S.
Ka ardhur koha, që të gjithëve, kushdo qofshin ata, që shfaqin padurim, përbuzin të tjerët, shprehin racizëm kundër fesë së Allahut, pastaj fshehen se gjoja janë shqiptarë, përdorin shqiptarizmën kundër humanizmit dhe Selamit, t`u themi njësoj, siç na ka mësuar Pejgamberi: “Kur dikush ju shanë, kthejani “we alejke”. E unë këtij Kodoshi ardhacak, nën rrap të çarshisë së Shkupit, i them 99 herë me shkrim “we alejke”. Kurse në jetën aktive do ta lëme të mbetet kategori e Ebi Lehebit. Ata që nuk e kuptojnë këtë fjalë ditë e më shumë janë pakicë në tokat ilire!